Gjykata merr vendim për të arrestuarit në Veri

Aktuale

Gjykata merr vendim për të arrestuarit në Veri

Më: 24 nëntor 2018 Në ora: 11:59
Në Gjykatën Themelore në Prishtinë

(E plotësuar) - Tre personat e arrestuar dje në veri, nën dyshimin se kanë lidhje me me vrasjen e politikanit serb, Oliver Ivanoviq, kanë dalë sot para Gjykatës Themelore në Prishtinë. Atyre me kërkesë të Prokurorit, iu është caktuar masa e paraburgimit prej 30 ditësh.

Nedeljko Spasojeviq, Dragisha Markovic dhe Marko Rosic, kanë dalë sot para Gjykatës Themelore në Prishtinë, pasi u arrestuan të premten nën dyshimin se janë të përfshirë në vrasjen e politikanit serb, Oliver Ivanoviq. 

Atyre me kërkesë të Prokurorit, iu është caktuar masa e paraburgimit prej 30 ditësh.

Ndërkohë, që Policia është ende në kërkim të zëvendëskryetarit të Listës Serbe, Milan Radojicic, dhe të një personi tjetër me inicialet S.N.

***

Në Gjykatën Themelore në Prishtinë ka përfunduar seanca dëgjimore ndaj tre serbëve të arrestuar dje në veri të Mitrovicës, nën dyshimin për vrasjen e Oliver Ivanoviqit.

Gjykatësi i rastit, pas paraqitjes së provave të prokurorit të Prokurorisë Speciale, Sylë Hoxha ende nuk ka marrë vendim për të dyshuarit. Ndërsa pritet që në orët në vazhdim të vendoset për masën e paraburgimit ndaj të pandehurve.

Pas përfundimet të seancës, prokurori Hoxha tha se kërkesën për paraburgim deri në tridhjetë ditë e ka bërë duke marrë parasysh provat që ai ka.

Sipas tij, ai ka një dyshim të bazuar dhe për këtë ka parashtruar të merret ky vendim. Ai theksoi se tashmë gjykata duhet të thotë fjalën e vet, ndërsa për sa kohë merret ky vendim, sipas tij varet prej gjyqtarit.

Hoxha: Kam prova për këtë arsye kam kërkuar masën e paraburgimit

“Unë kam shku me kërkesën për masën e paraburgimit ndaj tre të dyshuarve të cilët siç jeni në dijeni dhe ju, dje janë arrestuar në Mitrovicë, kështu kam shku duke marrë parasysh se kam prova për një dyshim të bazuar dhe kam kërkuar si masë të sigurisë, masën e paraburgimit me qëllim të rrjedhës normale të procedurës penale e cila po zhvillohet pas vrasjes së tani të ndjerit, Oliver Ivanoviq. Këtë duhet të vendos gjyqtari i procedurës paraprake… për sa kohë vendos varet prej gjyqtarit të procedurës paraprake”, tha ai.

Sa i përketë provave, prokurori Sylë Hoxha shtoi se nuk mund të deklarohet sa të fuqishme janë ato, pasi kjo do ta pengonte procesin e hetimit.

Rreth orës 11:00 ka qenë e paraparë të filloi seanca, mirëpo ajo është vonuar deri në orët e mbrëmjes. Sipas prokurorit Hoxha kjo ka ndodhur pasi mbrojtësit e të pandehurve janë vonuar për shkak se ata është dashur të vijnë nga Mitrovica e veriut.

Të tre të dyshuarit janë sjellur në masa të rrepta të sigurisë në Gjykatën Themelore të Prishtinës, konkretisht në Departamentin për Krime të Rënda.

Gjatë orëve të hershme të së premtes, Policia e Kosovës ka arrestuar në veri të Mitrovicës, tre persona të dyshuar për vrasjen e politikanit serb, Oliver Ivanoviq. Personi i katërt është arrestuar si pasojë e pengimit të punës së policisë. Sipas, policisë fletarrest ka dhe për nënkryetarin e Listës Serbe, Millan Radioçiq, mirëpo ai ka arritur të arratiset dhe është shpallur në kërkim.

Image

Përfundon seanca ndaj të dyshuarve për vrasjen e Ivanoviqit, prokurori kërkon paraburgim

Në Gjykatën Themelore në Prishtinë ka përfunduar seanca dëgjimore ndaj tre serbëve të arrestuar dje në veri të Mitrovicës, të cilët dyshohen në lidhje me vrasjen e liderit të Iniciativës Qytetare serbe 'Liri, demokraci, drejtësi', Oliver Ivanoviq.

Prokurori i Prokurorisë Speciale, Sylë Hoxha ka thënë se masën e paraburgimit e ka kërkuar duke u bazuar në prova të forta se të pandehurit kanë kryer veprat penale.

“Unë kam dhënë kërkesë për masën e paraburgimit, këtë masë e kam kërkuar duke pasur parasysh se kam prova për marrjen e proceduarve penale ndaj të dyshuarve”, tha ai.

Prokurori Hoxha shtoi se pas parashtrimit të kërkesës, është në dorë te gjykatës se kur ajo e merr vendimin.

Në lidhje me provat e tyre, ai theksoi se nuk mund të deklarohet rreth tyre, sepse e pengon procesin.

Ndërsa, për arsyen e vonesave tha se kjo ka ndodhur për shkak të papërgjegjësive të avokatëve.

***

Seanca në të cilën do të caktohet masa e paraburgimit ndaj tre serbëve të arrestuarave dje në veri të Mitrovicës, ende nuk ka filluar në Gjykatën Themelore.

Seanca e cila ishte paraparë të nis në orën 11:00, u tha se do të nis së shpejti, megjithatë aty mungon avokati i të dyshuarit Nedelko Spasojoviq.

Përndryshe, Millos Deleviq, i cili është avokat i të dyshuarit Marco Rusiq dhe Dejan Vasiq, avokati i të dyshuarit tjetër, Rekse Markoviq, janë të pranishëm.

Prokurori ka propozuar 30 ditë paraburgim për të dyshuarit.

Image

***

Seanca për masën e paraburgimit ndaj tre të arrestuarave dje në veri të Mitrovicës, ende nuk ka filluar në Gjykatën Themelore.

Seanca ishte e parapatë të nis pas orës 11:00, por posa kanë ardhur avokatët e të dyshuarve dhe seanca pritet të nis së shpejti.

Njëri prej avokatëve të të dyshuarve është Dejan Vasiq, i cili u pa tek hynë në Gjykatë.

***

Tre të arrestuarit nga aksioni i djeshëm i Policisë së Kosovës në veri të Mitrovicës janë sjellur para Gjykatës Themelore në Prishtinë.

Ata dyshohen për vrasjen e Oliver Ivanoviqit, ndërsa janë sjellur nën masa të rrepta të sigurisë.

Pas pak kohësh ata pritën të dalin nga Gjykata.

Prokurori Special, Sylë Hoxha ka kërkuar caktimin e paraburgimit prej 1 muaj.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat