FSK prezantohet me besueshmërinë më të lartë në Kosovë

Aktuale

FSK prezantohet me besueshmërinë më të lartë në Kosovë

Më: 24 nëntor 2018 Në ora: 12:10
FSK

Ministria për Forcën e Sigurisë së Kosovës (MFSK) është e inkurajuar nga rritja e besueshmërisë për FSK-në nga qytetarët e Kosovës të të gjitha komuniteteve dhe në tërë vendin.

MKSF përgëzon Qendrën Kosovare për Studime të Sigurisë – QKSS për realizimin e hulumtimit të besueshmërisë së qytetarëve për institucionet e sigurisë, “Barometri Kosovar i Sigurisë”, edicioni i tetë, e prezantuar dje.

MFSK thotë se edhe këtë vit, si të gjitha vitet paraprake, Forca e Sigurisë së Kosovës – FSK prezantohet me besueshmërinë më të lartë në Kosovë, me shkallën e besueshmërisë prej 77.7 për qind të të gjithë qytetarëve të Republikës së Kosovës.

“Ne jemi të inkurajuar që besueshmëria nga qytetarët serb të Kosovës është dyfishuar krahasuar me vitin 2017, ndërsa besueshmëria nga komunitetet tjera jo-shumicë është vazhdimisht në shkallën më të lartë. Ne synojmë që të rrisim këtë besueshmëri në vazhdimësi, duke përmbushur misionin që i dedikohet FSK-së në shërbim të të gjithë qytetarëve dhe komuniteteve. Kjo e arritur është produkt i përkushtimit të të gjithë pjesëtarëve të FSK-së, përkrahjes së partnerëve strategjikë, SHBA-së, NATO-s dhe vendeve tjera partnere, sikurse edhe përkrahjes së partnerëve në rajon. Perceptimi i qytetarëve për FSK-në dëshmon se FSK-ja është institucion unifikues, gjithpërfëshirës, për të gjithë dhe pa dallim. MSFK gjegjësisht FSK falënderon qytetarët e Republikës së Kosovës të të gjitha komuniteteve për besueshmërinë ndaj institucionit tonë”, thuhet në komunikatë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat