Shefi i OSBE-së: Vazhdojeni dialogun dhe arrijeni një marrëveshje

Aktuale

Shefi i OSBE-së: Vazhdojeni dialogun dhe arrijeni një marrëveshje

Më: 24 nëntor 2018 Në ora: 12:34
Shefi i OSBE-së në Kosovë, Jan Braathu

Shefi i OSBE-së në Kosovë, Jan Braathu, ka komentuar rritjen e taksës doganore për Serbinë, por ka folur edhe për dialogun Kosovë-Serbi.

Shefi i OSBE-së në Kosovë, Jan Braathu, ka thënë se rritja e taksës në 100 për qind për mallrat e Serbisë ndikon edhe te shqiptarët edhe te serbët që jetojnë në Kosovë.

Sipas tij, vendimi për këtë taksë ka qenë befasues për të gjithë, por siç u shpreh Braathu, OSBE-ja nuk është kompetente për të dhënë qëndrim rreth kësaj, por Bashkimi Evripian.

Jan Braathu ka thënë se dialogu është e vetmja zgjidhje për të shmangur çfarëdo konflikti të mundshëm dhe në këtë mënyrë, OSBE-ja mbështet fuqishëm procesin e dialogut në mes të Kosovës dhe Serbisë.

“OSBE mbështet fuqishëm procesin e dialogut sepse, kjo është mënyra e vetme për të shmangur konfliktet e mundshme në të ardhmen dhe në të njëjtën kohë, dialogu është për të normalizuar jetën e qytetarëve që jetojnë në Kosovë”, deklaroi Braathu për rtk-në në gjuhën serbe.

Tutje shefi i misionit të OSBE-së në Kosovë, ka thënë se pret që të vazhdojë dialogu në mes  të Serbisë dhe Kosovës.

Tutje Braathu ka thënë se spektri politik në Kosovë e Serbi duhet ta kuptoj që bisedimet janë e vetmja zgjidhje pasi që sipas tij, edhe Prishtina edhe Beogradi synojnë rrugën e tyre drejt integrimit evropian.

“Të gjithë e dimë se para se të fillonin bisedimet ishte mjaft e vështirë dhe nëse nuk do të vazhdohen bisedimet atëherë kjo do të jetë edhe më e vështirë sepse të vetmit që do ta pësojnë apo do ta paguajnë çmimin për këtë janë qytetarët e Kosovës , përfshirë shqiptarët e serbët”, ka thënë Braathu në këtë intervistë, transmeton më tutje lajmi.net.

Braathu iu bëri thirrje udhëheqësve politikë që të vazhdojnë dialogun dhe të bëjnë përpjekje që të arrijnë një marrëveshje.

“Si duket Kosova dhe Serbia nuk po e kuptojnë qëllimin e bisedimeve në Bruksel”, është shprehur Braathu.

Tutje në këtë intervistë, shefi i misionit të OSBE-së, ka folur edhe për taksën doganore që ka vendosur qeveria e Kosovës. Sipas Braathu-s, kjo taksë do të godas më së shumti të gjithë qyetarët e Kosovës.

Sipas tij, me rritjen e taksës do të ketë edhe rritje të çmimeve dhe kjo do të ndikojë edhe në rritjen e çmimit të bukës dhe siç u shpreh ai, buka nuk blihet vetëm nga serbët por nga të gjithë qytetarët që jetojnë në Kosovë.

Braathu po ashtu, pretendon se rritja e taksës doganore nga Kosova është çështje politike.

Tutje shefi i OSBE-së, ka thënë se për Bashkimin Evropian çështja e Kosovës më nuk është aq e rëndësishme siç ka qenë në fillim, pasi që BE-ja tash ka probleme tjera.

“Çështja e Kosovës më nuk është aq e rëndësishme për BE-në, pasi që tash është Brexit-i dhe problemet e tjera. Miqtë tanë në Prishtinë e Beograd duhet ta kuptojnë se bota është shumë më e madhe se dialogu mes Prishtinës e Beogradit. Dialogu është i rëndësishëm, por ka çështje më të rëndësishme dhe kam frikë se kolegët tanë në BE nuk do të kenë durim për një histori që nuk ka fund. Kështu që do të dëshirojë që ky dialog të përfundojë dhe këto janë edhe pritjet e eurodeputetëve të cilët presin që ky dialog të përfundojë me një zgjidhje”, deklaroi Braathu.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat