Acarohen raportet Kosovë – Serbi, pas taksës 100% ja çka duhet të ndaloj Kosova tash për serbët

Aktuale

Acarohen raportet Kosovë – Serbi, pas taksës 100% ja çka duhet të ndaloj Kosova tash për serbët

Nga: N.Sh Më: 24 nëntor 2018 Në ora: 13:22
Hashim Thaçi, Mogherini dhe Vuçiq

Avokati Besnik Berisha e ka komentuar gjendjen Kosovë – Serbi.

Pas taksës 100% për produktet serbe, qe Qeveria e Kosovës morri vendim, edhe Serbia ka reaguar me një vendim të saj.

Të paktën kështu shkruajnë mediat, që Serbia i ka ndaluar mallrat produktet evropiane të cilat kanë kaluar për Serbi dhe kanë pasur destiancion Kosovën, si dhe anasjelltas.

Avokati Berisha thotë se, nuk ka mbetur tjetër që edhe lëvizjes së lirë për qytetarët ti japin fund.

Sipas tij, është koha me i ndalë tabelat, ptantët dhe me i anulu të gjitha marrëveshjet që nuk gjejnë zbatim.

Ja reagimi i plotë:

E tash cka po i ndalim Serbise, meqe ajo u paska vene bllok te gjitha produkteve evropiane qe per destinim kane Kosoven?

S'paska mbete edhe shume, qe edhe levizjes se lire per qytetare t'i japin fund.

Mire do ishte qe bashkeatdhetaret tane ta shmangin cdo udhetim neper Serbi, se mund t'i pret ndonje befasi..

P.S.

Koha me i ndale tabelat, patentet dhe meqe i kemi hy kesaj pune, me i anulu edhe te gjitha marreveshjet qe nuk gjejne zbatim, sepse vec keshtu ata dhe disa nga nderkombetaret marrin mesim.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat