80 milionë euro janë humbjet për Serbinë, nëse vazhdon deri në fund të vitit taksa 100% ndaj produkteve serbe që Qeveria e Kosova morri këtë vendim.
Kështu shkruan, analisti politik, Imer Mushkolaj, i cili thirret në ekspertë serbë të ekonomisë.
“Sipas ekspertëve serbë të ekonomisë nëse taksa 100 % vazhdon deri në fund të vitit, humbjet e Serbisë do të ishin 80 milionë euro. Eksporti i Serbisë në Kosovë sivjet pritej të ishte 5 % më i madh dhe të arrinte në 500 milionë euro”, shkruan Mushkolaj në Facebook, transmeton gazeta “Bota sot”.