Armend Zemaj për vrasjen e Isufit dhe Sebahatës: Dora tradhtare morri hakun e Serbisë kriminale

Aktuale

Armend Zemaj për vrasjen e Isufit dhe Sebahatës: Dora tradhtare morri hakun e Serbisë kriminale

Nga: N.Sh Më: 24 nëntor 2018 Në ora: 14:56
Armend Zemaj

Deputeti i LDK-së, Armend Zemaj sot ka përkujtuar luftëtarët e lirisë, oficerët policor, Isuf Haklaj dhe Sebahate Tolaj, të vrarë tinëzisht 15 vite më parë.

Zemaj thotë se vrasja e tyre u bë nga dora tradhtare për të marrë hakun e Serbisë kriminale të cilët Sebahatja dhe Isufi ju dhanë goditje në Betejën e Loxhës dhe Koshares.

“Sot, se bashku me miq, familjarë, kolegë dhe bashkëluftëtar përkujtuam luftëtaret e lirisë, oficeret policor, Isuf Haklajn dhe Sebahate Tolaj, të vrarë tinëzisht 15 vite më parë, me 24 nëntor të vitit 2003, nga dora tradhëtare për të marrë hakun e Serbisë kriminale të ciles Sebahatja dhe Isufi ju dhanë goditjen në Betejat e Loxhës dhe Kosharës deri në çlirimin e Kosovës.

Lavdi jetës dhe veprës se tyre, kujtimi për ta nuk zbehet kurrë”, shkruan Zemaj në facebook.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat