Koci thotë se taksa do të sjell reciprocitet me Serbinë

Aktuale

Koci thotë se taksa do të sjell reciprocitet me Serbinë

Nga: D.RR Më: 24 nëntor 2018 Në ora: 16:47
Arianit Koci

Avokati Arianit Koci, përmes një postimi në Facebook e ka cilësuar si të duhur vendimin e qeverisë së Kosovës për taksën 100% ndaj Serbisë dhe Bonjsës.

Koci thekson se kjo taksë mund të sjellë reciprocitet nga Serbia, përcjell "Bota sot".

Postimi i plotë:

Taksa forcon shtetin, tarifën e paguan qytetari

Aplikimi i taksës në produkte serbe na qenka veprim popullist dhe i pamatur, e reaksioni i Serbisë nuk qenka i tillë?

Të gjithë jemi të vetëdijshëm që në fund populli do ta paguajë shtrenjtimin eventual të mallrave bazike, dhe se aplikimi i taksave ad-hoc, mund të sjellë edhe masa reciproke të Serbisë.

Disa po thonë që veprimi i qeverisë sonë është iracional dhe i pamatur mirë.

Në anën tjetër rreth 15.000 persona kanë vdekur për lirinë e Kosovës.
Rreth 20.000 gra janë dhunuar.
Me qindra mijëra kosovarë janë persekutuar dhe burgosur.
Mos të flasim për dëme ekonomike.
A mos paska qenë më racionale me e pasë ulur kokën prej vitit 1912, e mos me i rezistu armikut dukshëm më të fortë?

Duhet të vazhdojmë t’i ndjekim aspiratat tona – me çdo kusht e sakrificë, deri në realizimin e ëndrrës sonë shekullore: pavarësisë së plotë të Kosovës.

Ramush Haradinaj bashkë me gjithë ministrat dhe njerëzit e tjerë duhet t’ua shpjegojnë qytetarëve se taksën e kanë vendosur për të mirën e Shtetit. Njëkohësisht, t’ju tregojnë se ata, pra qytetarët, njerëzit e këtij vendi do ta paguajnë edhe këtë vendim të mirë për shtetin. Në fund të fundit fajin pse jemi në këtë gjendje ku kemi ardhur e kanë secili udhëheqës i Kosovës. Edhe Haradinaj tash, sikurse Thaçi dje dhe Isa Mustafa pardje.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat