A do t’i ndihmojë PSD’së hapja e zyrës në Sharr që ta kalojë 2 përqindëshin

Aktuale

A do t’i ndihmojë PSD’së hapja e zyrës në Sharr që ta kalojë 2 përqindëshin

Më: 24 nëntor 2018 Në ora: 16:54
PSD

Partia Socialdemokrate sot ka hapur degën e saj edhe në Sharr, njofton Zyra për Informim e kësaj partie. Shtrirja gjithandej Kosovës mbase do ta ndihmojë partinë e Shpend Ahmetit të rritet më shumë se dy për qind, ku del sipas disa sondazheve të publikuara deri më tani.

“Zgjerimi dhe shtrirja e Partisë Socialdemokrate po vazhdon gjithandej Kosovës. Me rastin e hapjes së zyres së PSD-së sot në Sharr, sekretarja e përgjithshme Aida Dërguti dhe koordinatori i degës për Sharr Azdren Shala; paraqiten platformën socialdemokrate dhe ftuan qytetarët që të angazhohen për ndërtimin e një shoqërie të drejtë, zhvillimore dhe barazitare”, njofton PSD.

Rajoni i Sharrit përballet ende me probleme ekzistenciale, të cilat sipas PSD’së, janë si pasojë e papërgjegjësisë së qeverisjeve lokale dhe të shpërfilljes së vazhdueshme nga qeveritë në nivel qendror.

“Furnizimi me ujë të pijshëm dhe cilësia e ujit mbeten probleme të kësaj komune, përkundër burimeve të shumta të ujit që ndodhen në territorin e saj. Degradimi i vazhdueshëm i mjedisit dhe të hapësirave publike, mungesa e investimeve, si dhe gjendja jo e mirë të infrastrukturave; po e vështirësojnë çdo ditë e më shumë përditshmërinë e banorëve të kësaj zone, me potencial të madh në burime natyrore”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat