Deputeti i LDK-së: Qeveria po diskriminon qytetarët sipas përkatësisë partiake

Aktuale

Deputeti i LDK-së: Qeveria po diskriminon qytetarët sipas përkatësisë partiake

Nga: A.ZH Më: 25 nëntor 2018 Në ora: 12:47
Haxhi Avdyli

Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës Haxhi Avdyli, ka shprehur shqetësimin e tij në lidhje me buxhetin e vitit 2019.

Ai në një postim në Facebook, e ka quajtur të pakuptimtë dhe të rrezikshme qasjen e Qeverisë Haradinaj, e cila sipas tij, do të diskriminojë qytetarët sipas përkatësisë partiake në buxhetin e 2019-tës.

Sipas deputetit të LDK-së, vendit i duhen burreshtetas dhe Qeveri e shpëtimit kombëtar që do të jetë e barabartë e drejtë për 2 milionë qytetarë.

Postimi i plotë i Avdylit:

Është shqetësuese , e pakuptimtë dhe e rrezikshme kjo qasje e Qeverisë Haradinaj që në bugjetin 2019 të diskriminoj qytetarët sipas perkatësisë partiake. Ky qytetar taksapagues sështë qytetar i asaj apo kësaj partie por qytetar i Republikës së Kosovës , dhe drejtimi i bugjetit për komunat e partisë tij është qasje e politikës së mahallave , e aspak shtetformuese. Kjo flet majft që ky buxhet sduhet të votohet dhe kjo Qeveri duhet shkarkuar sa më parë . Këtij vendi i duhen burreshtetas dhe Qeveri shpëtimit kombëtar që do jetë e barabartë e drejtë për 2 milion Kosovarë. 

(shikoni në foto shpêndarjen sipas partive dhe komunave e nxjerrur nga statistika e OJQ-së preztigjioze nderkombëtare)

Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat