Hoti kërkon zgjedhje të reja dhe heqjen e korrigjimit të kufijve nga bisedimet

Aktuale

Hoti kërkon zgjedhje të reja dhe heqjen e korrigjimit të kufijve nga bisedimet

Më: 25 nëntor 2018 Në ora: 16:04
Shefi i Grupit Parlamentar të LDK-së, Avdullah Hoti,

Shefi i Grupit Parlamentar të LDK-së, Avdullah Hoti, ka kërkuar zgjedhje të reja të mirëorganizuara për të dalë nga kriza institucionale që ka përfshirë shtetin.

Ai ka thënë se presin që ditët në vijim të gjejmë konsensusin e nevojshëm për të nxjerrë vendin nga kriza.

Sipas tij,  tema e korrigjimit të kufijve duhet urgjentisht të hiqet nga tavolina e dialogut.

“Tema e korrigjimit të kufijve duhet urgjentisht të hiqet nga tavolina e dialogut dhe t’i pamundësohet çdo zyrtari të flasë për kufijtë. Në ketë drejtim, ne presim që rezoluta të miratohet në Kuvend dhe të gjitha partitë shqiptare të tregojnë kundërshtimin e tyre për këtë teme me veprime konkrete e jo vetëm me fjale”, ka shkruar Hoti, 

Ky është postimi i plotë i Hotit, pa ndërhyrje të redaksisë:

Pavaresisht se Kuvendi eshte jo funksional per shkak te mungeses se shumices parlamentare, Grupi Parlamentar i LDK-se te premten i dha mbeshtetje ligjeve qe lidhen me agjenden e integrimit evropian te Kosoves. Ky veprim eshte ne perputhje me qendrimin e LDK-se qe te mos behet opozite ne ceshtjet e interesit shteteror sic jane ushtria, integrimi evropian dhe marreveshjet nderkombetare.

Ne presim qe ne ditet ne vijim te gjejme konsensusin e nevojshem per te nxjerre vendin nga kriza. Gjendja ne te cilen jemi kerkon pergjegjesi te larte shteterore nga te gjithe.

Duhet sa me pare te nxjerrim dialogun nga qorrsokaku ku e ka futur Presidenti Thaci me temen e korrigjimit te kufijve dhe Kryeministri me mos ushtrimin e pergjegjesise se tij kushtetuese.

Tema e korrigjimit te kufijve duhet urgjentisht te hiqet nga tavolina e dialogut dhe t’i pamundesohet cdo zyrtari te flase per kufijte. Ne kete drejtim, ne presim qe rezoluta te miratohet ne Kuvend dhe te gjitha partite shqiptare te tregojne kundershtimin e tyre per kete teme me veprime konkrete e jo vetem me fjale.

Si perfaqesues te qytetareve, duhet te gjejme rrugen qe, permes zgjedhjeve te lira dhe te organizuara si duhet t’i japim Kosoves nje qeveri stabile, me shumice qe nuk mund te lekundet nga perfaqesuesit politik te serbeve per aq kohe sa ata jane te ndikuar nga Beogradi.

Vetem me konsolidim te brendshem e me institucione te fuqishme e stabile, ne te cilat besojne qytetaret dhe partneret tane nderkombetare, mund te bindim boten demokratike te na pranoje ne familje euro-atlantike.

Rruge tjeter nuk kemi. Me shtyerjen e ketij konsolidimi institucional te Kosoves perfitojne vetem ata qe nuk ja duan te miren Kosoves.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat