Nga 1 muaj paraburgim 3 të dyshuarve për vrasjen e Ivanoviqit

Aktuale

Nga 1 muaj paraburgim 3 të dyshuarve për vrasjen e Ivanoviqit

Më: 25 nëntor 2018 Në ora: 16:09
Pamjet e aksionit të Njësisë Speciale në Veri dhe dëshmitë e konfiskuara gjatë aksionit.

Gjykata Themelore në Prishtinë ka caktuar masën e paraburgimit prej 30 ditëve, tre të dyshuarve serbë, të cilët janë arrestuar dje në veriun e Mitrovicës nën dyshimi për vrasjen e Oliver Ivanoviqit.

“Gjykata Themelore në Prishtinë ka aprovuar kërkesën e Prokurorisë Speciale të Republikës së Kosovës për caktimin e masës së paraburgimit kundër të pandehurve N.S dhe M.R për shkak të veprës penale Vrasje e rëndë nga neni 179 par.3 i Kodit Penal të Republikës së Kosovës lidhur me nenet 33 par.2 dhe 34 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës dhe D.M për shkak të veprës penale Zbulimi i fshehtësisë zyrtare nga neni 433 par.2 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës.

Të pandehurve N.S, M.R dhe D.M iu është caktuar masa e paraburgimit në kohëzgjatje prej një (1) muaji për secilin veç e veç.

Gjykata ka konstatuar se janë përmbushur kriteret ndaj nenit 187 par.1 nën par.1.1 dhe është përmbushur dyshimi i bazuar se të pandehurit N.S, M.R dhe D.M kanë kryer veprat penale në bazë të provave, po ashtu përmbushen edhe kushtet e veçanta për  caktimin e masës së paraburgimit të parashikuara me nenin 187 par.1 nën par. 1.2.

Gjykata po ashtu ka konstatuar se kërkesa për caktimin e masës së paraburgimit kundër të pandehurve N.S, M.R dhe D.M është masë adekuate dhe e domosdoshme në këtë fazë të procedurës, për sigurimin e pranisë së tyre në procedurën penale dhe zhvillimin e pa penguar të procedurës, po ashtu duke u bazuar në mënyrën dhe rrethanat në të cilën janë kryer veprat penale, peshën e veprave penale, ashtu që nëse të pandehurit qëndrojnë në liri do të mund të përsërisnin veprat e njëjta apo të ngjashme penale”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat