E ngatërrojnë datën e betejës së parë frontale të UÇK-së

Aktuale

E ngatërrojnë datën e betejës së parë frontale të UÇK-së

Më: 25 nëntor 2018 Në ora: 16:34
Pamje nga homazhet

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli, ka qëndruar gjatë ditës në Drenicë, atje ku dega e PDK-së ka telashe të mëdha.Duke qenë se ishte në Skënderaj, Veseli ka nderuar figurën e Komandantit Legjendar, Adem Jashari në vigjilje të festave të Nëntorit.

Kjo festë kombëtare ka marrë peshë edhe më shumë me daljen e UÇK-së në skenë me 28 Nëntor 1997 në Llaushë të Skënderaj të cilës i parapriu beteja në fshatin Rezallë të Re, e para saj lufta që bëri Abedin Rexha – Sandokani.

Konfrontimi i Sandukanit me policët serbë ndodhi pikërisht me 25 nëntor 1997 ne Vojnike, kurse një ditë më vonë luftetarët e UÇK-së në krye me Adem Jasharin ia zunë pritën forcave serbe që ishin nisur ta sulmonin Vojnikun.

Por duket se Kadri Veseli e ka ngatërruar datat dhe momentet më të lavdishme të UÇK-së.

Përmes postimit në Facebook, kreu i Kuvendit kujton sot betejën në Rezallë të re, e në fakt ajo ka ndodhë një ditë më vonë. Sot është përvjetori i luftës që ka bërë Abedin Rexha në Vojnikë.

“21 vite më parë, në Rezallë të Re të Skenderajt ndodhi ballafaqimi i parë frontal i UÇK-së me policinë pushtuese serbe. Ajo betejë hoqi përfundimisht gjitha dilemat rreth luftës sonë çlirimtare dhe kështu shërbeu si paralajmërim i saj. Në nderim të kësaj beteje, me shumë bashkëluftëtarë, nderuam prijësin e kësaj beteje, komandantin legjendar të UÇK-së, Adem Jasharin. Duke qenë të bashkuar e fituam lirinë. Dhe, të bashkuar do ta zhvillojmë Kosovën dhe do ta bëjmë më të fortë shtetin tonë të pavarur e Sovran”, shkruan Veseli në Facebook.

Për ta kuptuar historinë e vërtetë të asaj se cka ka ndodhë me 25, 26, 27 dhe 28 Nëntor 1997, shikojeni dokumentarin “Tri ditë para fillimi”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat