Bekim Jashari flet për drekën bashkë me krerët e lartë të PDK-së

Aktuale

Bekim Jashari flet për drekën bashkë me krerët e lartë të PDK-së

Nga: N.H Më: 25 nëntor 2018 Në ora: 17:12
Pamje nga takimi

Kryetar i Komunës së Skenderajt, Bekim Jashari, ka sqaruar gjithçka lidhur me takimin e mbajtur sot me krerët e PDK-së, përcjell "Bota sot".

Në një takim me partiakë të PDK-së nga dega në Skenderaj, Jashari ka thënë se do të jetë “gjithmonë i pranishëm aty ku ka bashkim”.

Duke shtuar se i pavarur do të vazhdojë udhëheqjen e Skenderajt, Jashari ka thënë se është i gatshëm të bashkëpunojë me çdo njeri e secilën parti politike.

“Si kryetar i Komunës së Skenderajt, si anëtar i Familjes Jashari dhe si i pavarur që kam garuar në zgjedhjet e fundit, do të të jem gjithmonë i pranishëm aty ku ka bashkim. Vetëm të bashkuar, ku tejkalojmë intersat e mundshme afatshkurta, mund të ecim përpara drejt realizimit të synimeve tona si shtet dhe si komb. Kam deklaruar gatishmëri të bashkëpunoj me çdo njeri e secilën parti politike, gjë që i vlerësoj të gjithë për mbështetjen që kanë ofruar për të zhvilluar komunën tonë, dhe kështu i pavarur do të vazhdoj të jem në shërbim të të gjithëve që ia duan të mirën Skenderajt tonë”, ka shkruar ai në Facebook.

Për takimin ka folur edhe deputeti i PDK-së Bekim Haxhiu që është person i afërt me Bekim Jasharin e i cili u përfol se bashkë me Nuredin Lushtakun, nënkryetarin e Skenderajt, do të themelojnë parti të re. Pavarësisht këtyre raportimeve Haxhiu ka thënë se PDK-ja në Skenderaj është unike dhe se kjo komunë mbetet bastion i kësaj partie. E ka quajtur begati prezencën e Jasharit në takim.

“Sot në restaurant ‘Arbëri’ në Skenderaj me kryetarin Kadri Veseli me bashkëluftëtarë dhe bashkëpartiakë, para nisjes së zgjedhjeve të brendshme përçuam mesazhin e unitetit të degës më të madhe të PDK-së. Skenderaj përherë do të jetë bastion i PDK-së, e cila është dhe adresa politike e Drenicës dhe gjithë Kosovës. Kryetari i Komunës, Bekim Jashari me prezencën e tij e begatoj këtë takim”, ka shkruar Haxhiu.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat