Policia e Kosovës ndalon volejbollistët serbë në Jarinjë

Aktuale

Policia e Kosovës ndalon volejbollistët serbë në Jarinjë

Më: 25 nëntor 2018 Në ora: 18:09
Foto

Pas taksës 100% ndaj Serbisë, Kosova ka filluar të bëjë edhe disa ndalesa të tjera.

Autoritet kosovare kanë ndalur ekipin serb të volejbollit në kufi, O.K. Kosovska Mitrovica nga Loznica.

Ekipi serb kishte një ndeshje në Ligën e Parë të Volejbollit të Serbisë, ndërsa atë do ta zhvillonte në Mitrovicë.

Trajneri i O.K. Kosovska Mitrovica, Nikola Radomirovi?, që njëherësh është edhe lojtari i tyre, ka thënë se ata janë ndaluar në pikën kufitare në Jarinjë.

“ Këtu në pikën kufitare ka një problem me të gjitha ekipet sportive nga Serbia që vijnë këtu të luajnë”, tha Radomirovi? për mediat serbe.

Trajneri i skuadrës serbe ka thënë se ata janë ndaluar nga autoritet serbe, pasi nuk kanë marr leje nga Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat