Agjenda e mbledhjes së përbashkët e Qeverisë së Kosovës dhe asaj të Shqipërisë

Aktuale

Agjenda e mbledhjes së përbashkët e Qeverisë së Kosovës dhe asaj të Shqipërisë

Më: 25 nëntor 2018 Në ora: 19:00
Foto

Nesër në Pejë mbahet mbledhja e përbashkët e Qeverisë së Republikës së Kosovës dhe Këshillit të Ministrave të Republikës së Shqipërisë.

Ndër marrëveshjet kryesore që pritet të arrihen në këtë takim, është ajo e lehtësirave doganore mes dy vendeve, si dhe heqja e tarifës së romingut.

Mbledhja e përbashkët e qeverive të Shqipërisë e Kosovës në Pejë, do të jetë e pesta e kësaj tradite që ka nisur nga Prizreni, më 11 janar 2014.

Kjo është agjenda e aktiviteteve që do të mbahen me këtë rast:

10:15  Ceremonia shtetërore e mirëseardhjes

10:30  Fillimi i mbledhjes së përbashkët të Qeverisë së Republikës së Kosovës dhe Qeverisë së Republikës së Shqipërisë

12:00 Ceremonia solemne e nënshkrimit të marrëveshjeve ndërmjet dy qeverive

12:30  Konferenca e përbashkët për media e Kryeministrit të Kosovës, Ramush Haradinaj dhe Kryeministrit të Shqipërisë, Edi Rama.

13:00  Fotografia e përbashkët e të dy kabineteve qeveritare 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat