Ish-komandanti i Koshares paralajmëron se do ta padisë Qeverinë e Kosovës

Aktuale

Ish-komandanti i Koshares paralajmëron se do ta padisë Qeverinë e Kosovës

Nga: N.H Më: 25 nëntor 2018 Në ora: 21:29
Hafir Hoxha

Hafir Hoxha, ish Komandant i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës përmes një shkrimi të gjatë në llogarinë e tij në Facebook ka thënë se do ta padisë Qeverinë e Kosovës.

“Do të padis Qeverinë dhe Kuvendin e Republikës së Kosovës që shkelën të drejtën themelore njerëzore që të shprehem dhe të ruaj përkatësinë time kombëtare”, ka deklaruar ish-komandanti.

Tutje, ai në këtë postim ka vendosur për padi ndaj organeve kompetente zyrtare të Republikës së Kosovës që i kanë hjekur të drejtën sic thotë ai elementare që të jetë me kombësi shqiptare.

Ja shkrimi i plotë pa ndërhyrje:

Do të padis Qeverinë dhe Kuvendin e Republikës së Kosovës që shkelën të drejtën themelore njerëzore që të shprehem dhe të ruaj përkatësinë time kombëtare. Ata dhunshëm pa më pyet fare më hoqën identiten Shqiptarë dhe me bënë Kosovarë ! Unë Hafir Hoxha , i lindur vitin 1965 në Kosovë , në çertifakatën e lindjes dhe në të gjitha dokumentet me shkruante përkatësia ime kombëtare si Shqiptarë , në gjuhen zyrtare të ish Jugosllavisë u quanim Albanci.

Shqiptar ishim gjatë sundimit Turkë në gjuhen e tyre na quanin Arrnsutë . Pas çpërbërjes së Jugosllavisë vitin 1991 edhe gjat okupimit Serb deri vitin 1998 ne ishim Shqiptarë dhe ashtu na quanin të gjithë bile edhe vet armiqtë tanë që edhe sot ashtu na quajn e as ata nuk po e kuptojnë cnendurin ton të heqësh dorë nga kombësia jote ! Si Shqiptarë u rezistuam të gjithë okupatorëve , si Shqiptarë përgatitëm dhe zhvilluam edhe luftën e fundit të UÇK-së, Të gjithë dëshmorët vite e shekuj me radhë i mbrojtën sinbolet kombëtare dhe sakrifikuan shumë për gjuhën , traditë dhe përkatsin etnike si Shqiptarë.

Absurditeti poshtrues, fyes, nënqmues, provocativ ndodhi ndaj neve Shqiptarëve të Kosovës nga ata që më së paku pritej, nga liderët tanë politik pra ku më 17.02.2008 Shpallet Kosova si shtet i pavarur , ku në heshtje pa u konsulltuar fare me popull, heqin dorë nga simbolet Shqiptare, nga himni kombëtarë, nga flamuri kuq e zi , e më së keqi nga përkatsia etnike pra nga emri Shqiptarë dhe na emërtojnë si Kosovarë me simbole të reja, me flamurë tjeter dhe në asnjë letër zyrtare te Republikës së Kosovës nuk shkruan se jemi shqiptarë !

Këtë e kan bërë me qëllim që të hjoshin pakicën Serbe që edhe ata të heqin qorë që të jen Serb dhe të pranojnë të quhen Kosovarë ! Këtu liderët tanë keq jan mashtruar sepse Serbet kurrë nuk do të heqin dorë nga simbolet, dhe nga emri i tyre kombëtarë si Serb dhe sot ata jan të paisur me dy shtetsi pra edhe me ate Serbe . UNË KAM VENDOS TË PADIS organet kompetente zyrtare të Republikës së Kosovës që më kan hjek të drejtën time elementarë njerzore të jem me kombësi shqiptarë ashtu siq kam lindë dhe si isha deri kur ata ma hjekën këtë të drejtë pa u konsultuar dhe pa më pyet fare. Shtetsinë mundem ta kem edhe Kosovare kurse kombësin jo, ate e kam Shqiptare dhe ashtu dua të me figuron dhe tme shkruan në të gjitha dokumentat e Republikës se Kosovës mua dhe pasardhsëve të mi.

Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat