Sot nis ceremonia e rivarrimit të Ilir Konushevcit

Aktuale

Sot nis ceremonia e rivarrimit të Ilir Konushevcit

Më: 26 nëntor 2018 Në ora: 08:34
Ilir Konushevci

Sot në Tropojë të Shqipërisë, nis rivarrimi i eshtrave të heroit Ilir Konushevci dhe dëshmorit D.r Hazir Malaj, të cilët do të kthehet në vendlindje.

Eshtrat e gjeneral majorit Iliri Konushevcit dhe Hazir Malajt, do të sjellën sonte në Murgun e Prishtinës, ndërsa, nesër nga ora 12:00, do të bëhen homazhe në hollin e Kuvendit.

Po ashtu, nga ora 13:00, është paraparë të mbahet një akademi përkujtimore në Teatrin Kombëtar. Kurse, nga ora 14:00, do të bëhet nisja e kortezhit drejt varrezave të dëshmorëve në Prishtinë, ku edhe do të mbahet ceremonia e rivarrimit.

Rivarrimi bëhet nën patronatin e kryeministrit të Kosovës, Ramush Haradinaj. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat