Enver Sekiraqa sot në gjyq për akuzat për nxitje të vrasjes së Triumf Rizës

Aktuale

Enver Sekiraqa sot në gjyq për akuzat për nxitje të vrasjes së Triumf Rizës

Më: 26 nëntor 2018 Në ora: 08:36
Foto

Enver Sekiraqa sot pritet të përballet në gjykatë lidhur me akuzat për nxitjen e vrasjes së policit, Triumf Riza.

Në këtë rast gjyqësor sot pritet që të vazhdojë shqyrtimi gjyqësor.

Ky rast ka filluar rishtazi pasi që Gjykata e Apelit e ka kthyer në rigjykim rastin ku Enver Sekiraqa akuzohet për nxitjen e vrasjes së pjesëtarit të Njësisë Speciale të Policisë, Triumf Rizës.

Aktakuzën e prokurorisë e përfaqëson prokurori special Haki Gecaj ndërsa rasti po gjykohet nga trupi gjykues i përbërë nga gjykatësit, Shashivar Hoti, Beqir Klludra dhe Shadije Gërguri, raporton kallxo.com.

Gjatë seancave të kaluara, në rifillimin e gjykimit, Sekiraqa kishte deklaruar se do të mbetet në heshtje në pyetjet e prokurorit dhe trupit gjykues

“Asnjë përgjigje, as prokurorit e as trupit gjykues nuk u përgjigjem”, kishte thënë Sekiraqa.

Sekiraqa ishte dënuar në vitin 2016 me 37 vjet burg në lidhje me nxitjen e vrasjes së policit Triumf Riza, mirëpo Gjykata e Apelit e gjeti të mbështetur ankesën e mbrojtjes dhe e ktheu në rigjykim çështjen.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat