Pas taksës 100% ndaj Serbisë kërkohet që të merren edhe tjera vendime

Aktuale

Pas taksës 100% ndaj Serbisë kërkohet që të merren edhe tjera vendime

Nga: N.Sh Më: 26 nëntor 2018 Në ora: 08:41
Ilustrim

Kryetari i Republikanëve të Kosovës, profesor Faton Kurti thotë se taksa 100% ndaj produkteve serbe të mos mbetet vetëm një spektakël duhet që Kosova të tregoj fuqinë e saj që njëherë e përgjithmonë ta shtyjë Serbinë që të implementojë reciprocitetin në mes të dy shteteve.

Kurti kërkon që menjëherë të lejohet qarkullimi i makinave me targa të Kosovës në territorin e Serbisë, e nëse kjo nuk pranohet nga Serbia, atëherë të hyj në fuqi ligji për pronarët serb të cilët hyjnë në Kosovë që gjatë qëndrimit të pajisen me targa të përkohshme.

Ai kërkon edhe drejta të barabarta për shqiptarët e Kosovës Lindore dhe të gjithë atyre që jetojnë në Serbi, sikurse serbët që jetojnë në Kosovë.

Ja shkrimi i plotë:

QË TAKSIMI 100% PËR PRODUKTET SERBE TË MOS MBETET VETËM NJË SPEKTAKEL MEDIATIK DHE ELEKTORAL I QEVERISË...

Tani kjo qeveri duhet të tregojë fuqinë e saj dhe se e ka seriozisht dhe njëherë e përgjithmonë të shtyjë Serbinë që të implementojë reciprocitetin në mes të dy shteteve në të gjitha fushat ndërshtetërore:

- Menjëherë të lejohet qarkullimi i makinave me targa të Kosovës në territorin e Serbisë. Nëse kjo nuk pranohet nga Serbia, atëherë menjëherë të hyjë në fuqi ligji për pronarët e veturave me targa nga Serbia, gjatë qëndrimit në Kosovë të pajisen me targa të përkohshme.

-Të njëjtat të drejta për Shqiptarët e Luginës së Preshevës dhe të tjerëve që jetojnë në Serbi, sikurse i kanë edhe Serbët të cilët jetojnë në Republikën e Kosovës

- Reciprocitet në të gjitha fushat e tjera në marrëdhëniet ndërshtetërore.

Prof. Faton Kurti

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat