Pas vendosjes së taksës, Rikallo parlajmëron protestë në veri

Aktuale

Pas vendosjes së taksës, Rikallo parlajmëron protestë në veri

Më: 26 nëntor 2018 Në ora: 08:49
Nenand Rikallo dhe Ramuush Haradinaj

Pas vendosjes së taksës ndaj Serbisë, pritet protestë gjatë ditës së nesërme në Veri.

Ministri i Bujqësisë, Nenand Rikallo, ka paralajmëruar organizmin e një proteste të martën, nëse nuk hiqen taksat e vendosura ndaj Serbisë nga Qeveria e Kosovës.

Përkundër vendosjes së taksës, afaristët serbë të veriut të Kosovës kanë siguruar qytetarët se nuk do të ndihet fare mungesa e artikujve ushqimorë nëpër dyqanet në veri.

Sipas tyre, pas vendimit të Kosovës për vendosjen e taksës 100 për qind, nuk do të ketë as rritje të çmimeve.

Ata kanë apeluar te qytetarët që të mos grumbullojnë mallra dhe të mos krijojnë stoqe të mallrave nëpër shtëpi, pasi ka mallra në sasi të mjaftueshme.

Radosh Petroviq, përfaqësuesi i afaristëve serbë të veriut të Kosovës, ka thënë në mbledhjen e afaristëve të veriut të Kosovës, të shtunën, se në veçanti janë të fokusuar te afaristët dhe te pronarët e dyqaneve të artikujve ushqimorë, sepse  nga ata kërkohet që t’i furnizojnë dyqanet me mallra ushqimore.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat