“Bekim Jashari ra në grackën e PDK-së”

Aktuale

“Bekim Jashari ra në grackën e PDK-së”

Nga: N.Sh Më: 26 nëntor 2018 Në ora: 09:48
Bekim Jashari

Lajmi për një parti të re në Kosovë, të formuar nga familja legjendare Jasharit, më kryetar Bekimin ishte i mirëpritur kudo që ka shqiptarë.

Por, tash disa javë më vonë, siç duket ato ishin vetëm fjalë, pasi nuk ka asgjë konkrete në këtë drejtim.

Profesor dr. Binak Maxharraj pohon se, formimi i partisë së Bekim Jasharit është pritur me gëzim dhe entuziazëm, se më në fund PDK-në së korruptuar po i del boja.

Maxharraj përmes një shkrimi në Facebook, shkruan se, a mos PDK-ja ia ftohu Bekimit idenë për parti pasi që është pa një një restorant me strukturat e PDK-së, dhe kështu ra në grackën e tyre.

Ja shkrimi i plotë:

"PARTINË" E BEKIM JASHARIT E MORI ERA?!

Para disa muajve u çua pluhur i madh se Bekim Jashari, Kryetar i Komunës së Skenderajt po formon Parti të re. Shumë kush këtë lajm e priti me gëzim dhe entuziazëm, se më në fund PDK-së së korruptuar dhe me keqqeverisje po i del boja përball partisë së re të Bekim Jasharit. Bile përmendej se edhe shumë figura të njohura të PDK-së do ti bashkohen Partisë së Bekim Jasharit.

Kaluan disa muaj në pritje të opinionit, por edhe të atyre te cilët donin t'i bashkoheshin kësaj Partie, por po del se nga ajo punë nuk ka gjë, Bekim Jashari si duket është zbythë nga ajo iniciativë. Mbetet fakti te dihet për opinionin publik se a mos e vlerësoi Bekim Jashari veten si të pa aftë të krijoj Parti, apo ia "ftohen" këta të mëdhenjtë e PDK.

Kjo lenë më kuptua se sot Bekim Jashari është pa në restorantin "Arbëri" në Skenderaj me Strukturat e PDK në krye me Kryetarin Kadri Veseli në një fushatë zgjedhore brenda PDK. Si duket Bekim Jashari ka renë në grackën e tyre.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat