KFOR-i: Operacionet e policisë në veri rrisin tensionet dhe mund të jenë të rrezikshme

Aktuale

KFOR-i: Operacionet e policisë në veri rrisin tensionet dhe mund të jenë të rrezikshme

Më: 26 nëntor 2018 Në ora: 10:59
Komandanti i KFOR-it Salvatore Cuoci

(E plotësuar) - Mungesa e kontrollit të plotë në veri mbetet sfidë për shkak se atje ka krim të organizuar.

Kështu deklaroi me rastin e përfundimit të misionit të komandantit të KFOR-it dhe ndërrimit të komandës, gjeneralmajor Salvatore Cuoci, në një konferencë lamtumirëse për media.

Ai me këtë rast ka folur për gjendjen e sigurisë në Kosovë dhe sovranitetin në veri të Mitrovicës.

Cuoci: Siguria në veri është sfidë, ka krim të organizuar

“Normalisht që ka probleme me sovranitetin në veri të Mitrovicës. Pasja e një kontrolli të plotë në veri , është me të vërtetë një sfidë dhe mbetet sfidë. Në të vërtetë nuk ka kontroll të plotë, kjo është e vërtetë për shkak se ka krim të organizuar. Atje ka sfida ndaj të cilave po mundohemi të jemi më të efektshëm. Kjo ndikon në popullatën, sepse në një farë mënyre njerëzit aje po mundohen kush, ku po mbështeten në Prishtinë apo në Beograd. Por, në realitet ne mundohemi që të mbajmë një ambient të qetë dhe të sigurt atje. Ne po mundohemi që të mbajmë situatën nën kontroll”, ka thënë Cuoci.

Sipas tij, për zgjidhjen problemeve në veri ndikon dialogu në tavolinë e jo në terren. Ndërsa, për zbatimin e ligjit në veri të Mitrovicë, komandanti në largim i KFOR-it tha se operacionet e policisë rrisin tensionet dhe janë të rrezikshme.

Cuoci: Operacionet e policisë në veri rrisin tensionet

“Sa i përket zbatimit të ligjit në veri, ne nuk jemi të angazhuar atje, sepse zbatimi i ligjit është jashtë mandatit të KFOR-it, por përvojat që i kemi pasur gjatë javës së kaluar nuk kanë të bëjnë me protestat, të cilat kanë ndodhur atje. Normalisht, momenti mund të jetë i atillë që lë vend për dyshime se ka pasur ndonjë ndërlidhje me operacionet e policisë. Por, ajo duhet identifikuar dhe sqaruar, sepse normalisht këto operacione të policisë rrisin tensionet, atëherë është e rrezikshme dhe ne kemi kërkuar që këto të koordinohen në mënyrë që të parandalohet rritja e tensioneve”, theksoi ai. 

Po ashtu edhe sipas Cuoci vendimi i Kosovës për rritjen e taksës doganore në 100 për qind ndaj mallrave serbe ka ndikuar në rritjen e tensioneve, por ai kërkoi nga qytetarët ta ruajnë qetësinë dhe të mos përdoret dhuna.

Cuoci: Vendimet për mallrat serbe kanë rritur tensionet në Kosovë

“Për fat të keq, gjatë javës së kaluar kemi pasur zhvillime të ndryshme ndërkombëtare ekonomike, të cilat i kanë rritur pak tensionet në Kosovë. Unë i ftoj të gjithë akterët që të veprojnë në mënyrë paqësore dhe të mençur. Ne mbështetemi në gjithë regjionin dhe shpresojmë që këto vite do të jenë në shërbim të zvogëlimit të tensioneve”, ka thënë ai.      

Ndërsa, për transformimin e FSK-së, Cuoci ka thënë se pozicioni i NATO-s është i qartë dhe preferon përfshirjen e të gjitha etnive në ushtrinë e re.

Sipas tij, ky proces për transformim do të zgjasë rreth 10 vjet, ndërsa për ushtrinë e re të Kosovës nevojitet një buxhet i madh.

Cuoci: Për ushtrinë e Kosovës duhet buxhet i madh

“Kur ndërtohet ushtria, ajo ndërtohet prej zeros dhe nuk do të jetë proces një ditor. Pra, ju duhet buxhet, kohë, trajnime, pajisje. Pra, është diçka që duhet ndërtuar ndër vite. Pra, do të jenë të efektshëm, sepse në mënyrën se si janë duke u ndërtuar kapacitetet dhe aftësitë e tyre, normalisht se do të jenë shumë të efektshëm, por edhe një herë po iu them që nuk është proces njëditor. Buxheti për të ndërtuar një ushtri duhet me qenë goxha i madh. Nuk është diçka që mundeni me marrë të gatshëm”, tha ai.

Kreu i KFOR-it në largim, po ashtu, ka folur edhe për rolin e ushtrisë së ardhshme në veri, por ka thënë se është një marrëveshje e mëhershme, e cila e pengon FSK-në të shkojë në veri.

Cuoci: Është një marrëveshje e mëhershme, e cila pengon FSK-në të shkojë në veri

“Nxjerrja e ligjit nga parlamenti dhe shpallja nga presidenti, nuk do të thotë se bëhet ushtria po atë ditë, është një proces i gjatë dhe NATO me siguri se do ta rishikojë përkushtimin dhe pozicionin e saj. Po ashtu, këtu niveli politik, Këshilli i Atlantikut verior do të jetë ai, i cili do t’i marrë parasysh të gjitha këto rreth kësaj çështjeje. Normalisht, është një marrëveshje, e cila është bërë shumë vite më parë, e cila e pengon FSK-në të shkojë në veri. Pra, kjo, është. Nuk është e ndaluar prej KFOR-it”, u shpreh Cuoci.

Ndërsa, ka shtuar se FSK është ngritur dhe ka rritur aftësitë e saj për ushtri.

Ndryshe, në vend të Cuoci në krye të KFOR-it do të jetë Lorenzo D’Addario

Komandanti i KFOR-it: Në veri nuk ka kontroll për shkak të krimit të organizuar

Me rastin e përfundimit të misionit të komandantit të KFOR-it dhe ndërrimit të komandës, gjeneralmajor Salvatore Cuoci ka mbajtur konferencën e fundit për shtyp.

Ai me këtë rast ka folur për gjendjen e sigurisë në Kosovë dhe sovranitetin në veri të Mitrovicës, që sipas tij, ka problem në atë pjesë.

“Normalisht që ka probleme me sovranitetin në veri të Mitrovicës. Pasja e një kontrolli të plotë në veri, është me të vërtetë një sidë dhe mbetet sfidë. Në të vërtetë, nuk ka kontroll të plotë, kjo është e vërtetë për shkak se ka krim të organizuar. Atje ka sfida ndaj të cilave po mundohemi me qenë më të efektshëm. Kjo ndikon në popullatën, sepse në një farë mënyre njerëzit aje po mundohen kush, ku po mbështeten në Prishtinë apo në Beograd. Por, në realitet ne mundohemi që të mbajmë një ambient të qetë dhe të sigurt atje. Ne po mundohemi që të mbajmë situatën nën kontroll”, ka thënë Cuoci.

Ai shtoi se për zgjidhjen e problemeve në veri ndikon dialogu në tavolinë e jo në terren. Ndërsa, për transformimin e FSK-së, Cuoci ka thënë se pozicioni i NATO-s është qartë dhe preferon për përfshirjen e të gjitha etnive në Kosovë në ushtrinë e re.

Sipas tij, ky proces për transformim do të zgjasë rreth 10 vjet. Gjithashtu ka thënë se për ushtrinë e re të Kosovës, duhet një buxhet i madh për këtë sektor.

Ndryshe, në vend të Cuoci në krye të KFOR-it do të jetë Lorenzo D’Addario.

***

Komandanti i KFOR-it po mban konferencë për media.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat