Limaj pret rezultate konkrete nga mbledhja e dy qeverive, thotë se shpejt shihen rezultatet

Aktuale

Limaj pret rezultate konkrete nga mbledhja e dy qeverive, thotë se shpejt shihen rezultatet

Më: 26 nëntor 2018 Në ora: 11:18
Foto nga dy qeverite

Zëvendëskryeministri i Kosovës, Fatmir Limaj, në mbledhjen e përbashkët të dy qeverive ka thënë se këto mbledhje kanë në fokus zhvillimin ekonomik të dy vendeve përmes rritjes së bashkëpunimit në fushën e tregtisë, industrisë, uljes së barrierave administrative dhe çështje tjera që, sipas Limajt, janë preokupim i bizneseve në të dyja anët. Limaj ka thënë se këto dy shtete po futen në një fazë tjetër të bashkëpunimit ekonomik. Ai ka thënë se brenda gjashtë muajve priten rezultate konkrete të cilat do të ndikojnë drejtpërdrejt tek qytetarët dhe bizneset. Në funksion të kësaj, Limaj ka bërë me dije se Odat Ekonomike të dy vendeve pas një punë të gjatë kanë përgatitur një deklaratë të përbashkët duke u bazuar në vullnetin për rritje të bashkëpunimit strategjik midis dy vendeve. Krejt kjo, sipas Limajt, po bëhet për të rritur shkëmbimin tregtare dhe investimeve.

“Bashkimi i Dhomave të Tregtisë dhe Industrisë të Shqipërisë dhe Oda Ekonomike e Kosovës, shprehin vullnetin fuqiplotë për krijimin e Dhomës Ekonomike Bilaterale Shqipëri-Kosovë, e cila do të përfaqësoj zërin dhe mbron interesat e anëtarëve, të cilët janë kryesisht biznese që ushtrojnë aktivitete tregtare dhe investime midis Shqipërisë dhe Kosovës, si dhe favorizon solidaritetin midis sipërmarrjeve, në kontekstin e ekonomisë së tregut do të jetë partner social në kuptimin e gjithë legjislacionit të punës dhe çështjeve sociale, legjislacionit ekonomik e financiar, që prek interesat e komunitetit të biznesit, do të mbroj interesat e sipërmarrjeve”, ka thënë Limaj në mbledhjen e qeverive. Ai ka falënderuar dy kryetarët e odave për deklaratën e përbashkët dhe themelimin e Dhomës Ekonomike Bilaterale Shqipëri- Kosovë. “Jemi fokusuar në veçanti për prodhuesit e vegjël dhe të mesëm, me politikat fiskale që janë lehtësuese për ta, por poashtu jemi duke punuar në zvogëlimit të burokracisë e cila krijon barrë për bizneset dhe qytetare”, ka përfunduar Limaj

Image
Image
Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat