Haradinaj dhe Rama: U arritën marrëveshjet më të rëndësishme ndonjëherë - Bota Sot
Haradinaj dhe Rama: U arritën marrëveshjet më të rëndësishme ndonjëherë

Aktuale

Haradinaj dhe Rama: U arritën marrëveshjet më të rëndësishme ndonjëherë

Më: 26 nëntor 2018 Në ora: 11:53
Rama dhe Haradinaj

(E plotësuar) - Edi Rama është deklaruar pas nënshkrimit të nëntë marrëveshje në mes të Shqipërisë dhe Kosovës.

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka thënë se këto marrëveshje do të thellojnë edhe më shuam bashkëpunimin në mes të dy Qeverive.

“Në vazhdën e mbledhje të dy Qeverive, këto ishin marrëveshjet më të rëndësishme dhe më produktive”, u shpreh kryeministri shqiptar para gazetarëve.

“Kjo mbledhje solli edhe marrëveshjen për heqjen e barrierave tarifore. Do të bëhet njohja e ndërsjellë e patentave dhe marrëveshja e tjera do të implementohen njëra pas tjetrës.

“Kjo marrëveshje është një hap i madh një hap shembullor, e cila do të fuqizojë edhe më shumë bashkëpunimin mes Shqipërisë dhe Kosovës.

“E përsërisë edhe një herë që taksa 100% nuk është luftë ekonomike, por politike. Përpjekja për ta penguar Kosovën në INTERPOL, është një përpjekje e radhës e shëmtuar për të mos lejuar luftimin e krimit.

“Në pikën kufitare të Morinës, ku krijohen radha të gjatë, ku pengohet lëvizja e lirë e qytetarëve, do të bëhet një kontroll i përbashkët dhe do të krijohet mundësia e lëvizjes së lirë”, ka vazhduar më tej Rama.

Haradinaj: Jemi në rrugën e duhur për unifikimin e tregut ekonomik Kosovë-Shqipëri

Pas nënshkrimit të marrëveshjeve në mes të Kosovës e Shqipërisë, është deklaruar kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj.

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, pas nënshkrimit të marrëveshjeve në mes të Kosovës dhe Shqipërisë, ka thënë se të dyja shtetet janë në rrugën e duhur drejt unifikimi të tregut ekonomik.

“Mund t’ju them se jemi në rrugë të mirë drejt një tregu unifikues ekonomik në mes të Kosovës dhe Shqipërisë”, deklaroi Haradinaj.

Ai po ashtu ka thënë se janë nënshkruar nëntë marrëveshje të përbashkëta, pavarësisht se në listën e marrëveshjeve ishin 12 marrëveshje që do të nënshkruheshin.

***

Konferenca e përbashkët për media e kryeministrit të Kosovës, Ramush Haradinaj dhe kryeministrit të Shqipërisë, Edi Rama, pas mbledhjes së përbashkët të dy qeverive shqiptare.

 

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh
test
Tjera