Anëtari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Bajram Gecaj ka folur për mbledhjen e dy qeverive shqiptare e cila u mbajt sot në Pejë.
Gecaj thotë se ajo që ra në sy është inferioriteti i kryeministrit Ramush Haradinaj dhe arroganca e kryeministrit shqiptar Edi Rama.
“Fatkeqësisht, ajo çfarë tërhoqi vëmendje sot nga paraqitjet e dy kryeministrave, në fillim dhe në fund të mbledhjes së dy qeverive, ishte një inferioritet për keqardhje e kapacitet i mangët i Kryeministrit Haradinaj si dhe një arrogancë patronazhi e nivel banal i Kryeministrit Rama!”, shkruan Gecaj në Facebook, transmeton gazeta “Bota sot”.