“Rama u detyrua të pranoj se qëndron prapa Thaçit për ndarjen e Kosovës”

Aktuale

“Rama u detyrua të pranoj se qëndron prapa Thaçit për ndarjen e Kosovës”

Nga: N.Sh Më: 26 nëntor 2018 Në ora: 13:03
Edi Rama

Ish-deputeti i Kosovës, Adem Salihaj thotë se, kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama është zënë ngushtë sot në Pejë duke u detyruar që të pranojë se qëndron pas marrëveshjes me Vuçiqin për ndarjen e Kosovës.

Salihaj thotë se, me gjithë retorikën boshe, Rama u detyru të tregoj faktin se ai e përkrahë Thaçin për ndarjen e Kosovës.

“Të gjitha fjalët e një patriotizmit të rrejshëm të Edi Ramës ranë në ujë kur u detyrua te deklarohet se përkrahë idenë e Thaçit dhe Vuçiqit për korrigjimin e kufijve”, shkruan Salihaj në Facebook, transmeton gazeta “Bota sot”.

Ja shkrimi i plotë:

Rama u zu ngushtë në Pejë dhe u detyrua ta pranojë se qëndron pas marrëveshjes me Vuçiqin për ndarjen e Kosovës. Me gjithë retorikën boshe, gazetarët e detyruan Ramën ta tregojë faktin se ai përkrahë Hashim Thaçin për ndarjen e Kosovës, duke i quajtur gomarë ata që e quajnë Thaçin tradhtar. Rama ishte tepër nervoz që u zu ngushtë dhe fyu gazetarët. Të gjitha fjalët e një patriotizmit të rrejshëm të Edi Ramës ranë në ujë kur u detyrua te deklarohet se përkrahë idenë e Thaçit dhe Vuçiqit për korrigjimin e kufijve.

Përndryshe, në Pejë u morën disa vendime te dobishme për Kosovën dhe Shqipërinë, ndonëse të vona dhe jo të mjaftueshme.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat