Limaj emërohet koordinator kombëtar i dy qeverive

Aktuale

Limaj emërohet koordinator kombëtar i dy qeverive

Më: 26 nëntor 2018 Në ora: 13:31
Edi Rama dhe Fatmir Limaj

Me propozim të kryeministrit të Shqipërisë, Edi Rama dhe me miratimin e dy qeverive Kosovë-Shqipëri, zëvendëskryeministri i Kosovës, Fatmir Limaj, është emëruar koordinator kombëtar i dy qeverive për mbikëqyrjen dhe zbatimin e marrëveshjeve të arritura mes dy vendeve.

Lideri i Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj më herët është votuar në Qeverinë e Kosovës si koordinator për organizimin e mbledhjeve mes dy qeverive shqiptare.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat