Pas njoftimit për arrestimin e pesë zyrtarëve të Ministrisë së Infrastrukturës, nën dyshimin për keqpërdorim të pozitës zyrtare, ministri Pal Lekaj ka shprehur vendosmëri për transparencë të plotë në çdo proces, veçanërisht pajisjen me patentë shofer.
Ministri Lekaj, në çdo paraqitje publike, u ka bërë thirrje të gjitha institucioneve relevante që të mbikëqyrin segmentin e patentë shoferëve, si njërin nga dikasteret më të rëndësishëm për sigurinë në trafikun rrugor.
Ministria e Infrastrukturës u bënë thirrje organeve të drejtësisë që të trajtojnë rastin në fjalë deri në fund, pasi askush nuk është mbi ligjin.