Reagon Miftaraj, ja si e quan emërimin e ish-zyrtarit të AAK-së në krye AKP-së

Aktuale

Reagon Miftaraj, ja si e quan emërimin e ish-zyrtarit të AAK-së në krye AKP-së

Nga: N.H Më: 26 nëntor 2018 Në ora: 18:48
Haradinaj dhe Tolaj

Bordi i Drejtorëve i Agjencisë Kosovare të Privatizimit mbajti mbledhjen e rregullt gjatë të cilës ka emëruar Valon Tolajn në pozitën Drejtor Menaxhues me mandat prej katër vitesh.

Lidhur me ketë, ka reaguar Ehat Miftaraj nga Instituti për Drejtësi. Ai përmes një postimi në Facebook thotë se kjo Qeveria Haradinaj e ka privatizuar shtetin dhe pothuajse të gjitha institucionet publike.

“Në kuptimin e plotë të fjalës, kjo Qeveri e ka privatizu shtetin dhe pothuajse krejt institucionet publike”, ka shkruar Ehat Miftaraj në Facebook.

Kujtojmë se Valon Tolaj ka qenë sekretar ekzekutiv i partisë së kryeministrit Ramush Haradinaj, AAK.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat