Edi Rama i quan “kazan” mediat e Kosovës

Aktuale

Edi Rama i quan “kazan” mediat e Kosovës

Më: 26 nëntor 2018 Në ora: 18:54
Pamje e shkeputur nga video

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka folur shkurtimisht për emisionin “Info Magazine” lidhur atmosferën e punës në takimin e dy qeverive të mbajtur sot në Pejë.

I pyetur për qëndrimet e tij të shpalosura në mbledhjen e përbashkët të mbajtur sot mes qeverisë së Kosovës dhe qeverisë së Shqipërisë, Rama i është referuar si “kazan” mediave të Kosovës që kanë raportuar lidhur me qëndrimin e ministrit të Tregtisë së Shqipërisë, Arben Ahmetajt, kundër taksës ndaj produkteve serbe.

“Reagimet e mia kanë qenë të papritura për ata që kanë nxituar të bëjnë komente për qëndrimin tonë lidhur me tarifën e vendosur nga Qeveria e Kosovës. Por, nuk është faji im që kazani më priste të lagur, ndërkohë që unë isha në zjarr”, ka deklaruar Rama.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat