Departamenti Amerikan i Shtetit deklarohet për takimin Pompeo- Thaçi

Aktuale

Departamenti Amerikan i Shtetit deklarohet për takimin Pompeo- Thaçi

Më: 27 nëntor 2018 Në ora: 07:55
Mike Pompeo dhe Hashim Thaçi

Përmes një kumtese për media zëdhënësja e Departamentit Amerikan të Shtetit, Heather Nauert, ka thënë se sekretari i shtetit, Mike Pompeo i ka konfirmuar edhe një herë Presidentit të Kosovës Hashim Thaçi mbështetjen e palëkundur të Amerikës për Kosovën sovrane , të pavarur e të integruar në bashkësinë ndërkombëtare.

Po ashtu, Pomepeu në këtë takim ka kërkuar nga autoritetet kosovare shfuqizimin e taksës prej 100% për Serbinë dhe Bosnjë e Hercegovinën.

“Sekretari ka inkurajuar Kosovën që të shfrytëzojë mundësinë e rrallë për arritjen e marrëveshjes për normalizimin e marrëdhënieve me Serbinë, me ndërmjetësimin e Bashkimit Evropian. Ai ka kërkuar nga autoritetet e Kosovës që të shfuqizojnë tarifat e vëna për importet nga Serbia dhe Bosnja, dhe të punojnë me shtetin serb për t’i shmangur provokimet dhe tensionet. Normalizimi i raportit Kosovë-Serbi është mënyra e vetme për të hapur rrugën e të dy shteteve drejt komunitetit perëndimor. SHBA është e gatshme që të mbështesë palët për arritjen e një zgjidhjeje të qëndrueshme, të zbatueshme dhe të tillë që shton stabilitetin”, thuhet në një pjesë të kumtesës.

Sekretari amerikan ka uruar Thaçin për hapat e mëdhenj të bërë gjatë një dekade që nga shpallja e pavarësisë. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat