(E plotësuar) - Ministria e Punëve të Jashtme (MPJ) organizoi konferencën ndërkombëtare “Siguria dhe Bashkëpunimi Rajonal në Evropën Jug-lindore, transformimi i Forcës së Sigurisë dhe Perspektiva Euro-Atlantike e Rajonit”.
Zëvendësministri i Jashtëm Anton Berisha ka thënë se Kosova është një shtet tërësisht i hapur dhe aktiv në proceset e bashkëpunimit rajonal dhe të integrimit, duke përfshirë pjesëmarrjen aktive në organizata rajonale, me gjithë pengesat politike me të cilat po përballet në këtë drejtim.
“Kosova është e interesuar që sa më shpejt të bëhet pjesë e Parlamentit për paqe dhe të zyrtarizojë marrëdhëniet kontraktuale me NATO-n. Ky do të ishte një sinjal i fuqishëm politik në konditat e përgjithshme të sigurisë dhe të stabilitetit në EJL. Kosova po vazhdon kapacitetet në fushën e sigurisë dhe mbrojtjes përmes evoluimit të mandatit të FSK-së”, ka thënë Berisha.
Konferenca po vazhdon me panelistë të tjerë, Fabricion Luciolli, Brian Develin dhr Ljubica Pendaroska.
***
Ministria e Punëve të Jashtme organizon konferencën ndërkombëtare “Siguria dhe Bashkëpunimi Rajonal në Evropën Jug-lindore, transformimi i Forcës së Sigurisë dhe Perspektiva Euro-Atlantike e Rajonit”.