Nexhmedin Spahiu: Ja pse Edi Rama nuk i vë embargo Serbisë

Aktuale

Nexhmedin Spahiu: Ja pse Edi Rama nuk i vë embargo Serbisë

Nga: N.Sh Më: 27 nëntor 2018 Në ora: 10:16
Edi Rama

Analisti politik Nexhmedin Spahiu thotë se nëse kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama do ta përkrahte me të vërtetë Kosovës atëherë, edhe ai do të vente embargo ndaj mallrave serbe.

Sipas Spahiut, këtë Rama nuk e bën pasi, ai do që Kosova të mbaj embargo ndaj Serbisë, kurse në anën tjetër të marrin mallrat serbe më lirë e Kosovës të ia shes mallrat e Shqipërisë më shtrenjtë.

Spahiu thotë se përkrahja është me vepra e jo me fjalë.

“Nëse Edi Rama do ta përkrahte me të vërtetë Kosovën atëherë do t'i vente embargo mallrave serbe. Por ai do që Kosova të mbaje embargo ndaj Serbisë e ai te blejë më lire mallrat serbe e mallrat e veta t'ia shes Kosovës me shtrenjtë. Përkrahja është me vepra e jo me fjale”, shkruan Spahiu në Facebook, transmeton gazeta “Bota sot”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat