Ismet Beqiri e quan të pafytyrë Edi Ramën

Aktuale

Ismet Beqiri e quan të pafytyrë Edi Ramën

Nga: N.Sh Më: 27 nëntor 2018 Në ora: 10:53
Edi Rama dhe Ramush Haradinaj

Ismet Beqiri nga Lidhja Demokratike e Kosovës, e ka komentuar takimin e djeshëm të dy qeverive shqiptare të mbajtur në Pejë.

Beqiri i ka quajtur sjelljet dhe fjalët prej arroganti të kryeministrit shqiptar Edi Rama, i vetëshpallur siç thotë ai, “Padishah”.

Ndërsa për zyrtarët tanë thotë se, Zoti ju ndihmoftë që nuk ishin në gjendje me ia përplasë në fytyrë shumë gjëra Edi Ramës.

Te dashur miq,

Ajo çfarë u pa nga takimi i djeshëm mes dy qeverive të Republikës së Kosovës dhe asaj të Shqipërisë urojmë të harrohet sa më shpejtë.

Sjelljet dhe fjalët prej arroganti, e të papranueshme te “Padishahut” të vetëshpallur Rama, janë të tilla, sa herë vjen në Kosovë.( besa edhe kur nuk është në Kosovë).

Kjo nuk është hera e parë.

Ata që kanë dashur ta shohin këtë, kanë mund ta shohin edhe herëve tjera.

Nuk po i përsëris, unë kam thënë mendimin tim për të, për veprimet e tija skandaloze, nuk ia vlen me u marr me to.

E këtyre zyrtareve tonë, zoti iu ndihmoftë...që nuk ishin në gjendje me ia ”përplasë” ”në fytyrë shumë gjëra atij, edhe pse i mungon fytyra...por megjithatë është dashur të flasin, por kush???!!!

Shpresoj që pas një dite, pasi kanë marrë pak frymë nga ”puna” e madhe që kanë bërë, i kanë pa sjelljet, fjalët, arrogancën, prepotencën e...

Kosovës më së paku i duhet mësim, nga ai që i ka punët PUS në shpi të vet.

Sa për të dhe sojin e tij, kufijtë e Kosovës na i kishin bërë ”sallatë”.

Fjalori i tij më së miri tregon kush është ai, ia tham apo jo me emër...

I. Beqiri

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat