Ish-agjenti i SHIK-ut: Thaçi me ndihmën e Serbisë erdhi në pushtet

Aktuale

Ish-agjenti i SHIK-ut: Thaçi me ndihmën e Serbisë erdhi në pushtet

Nga: N.SH Më: 27 nëntor 2018 Në ora: 12:11
Hashim Thaçi dhe Aleksandar Vuçiq

Ish-agjenti i SHIK-ut, Naim Miftari ka reaguar ndaj deklaratës së presidentit Hashim Thaçi i cili ka thënë se duhet ta heqim qafe njëherë e përgjithmonë çështjen e Serbisë.

Pas kësaj deklaratë të Thaçit i cili tutje ka shtuar se duhet të fokusohemi në zhvillim ekonomik dhe rritje të mirëqenies sociale, Miftari thekson se kush i ndali që 20 vite me krijuar vende të reja të punës dhe me zhvillu Kosovën.

Miftari i quan kriminel e rrenacak të cilët thotë se Kosovën e kanë vra dhe shtypë.

Sipas tij, Thaçi me ndihmën e Serbisë ka ardhë në pushtet.

Ja shkrimi i plotë:

Hashim Thaçi Kosova duhet “ta heqë qafe një herë e për gjithmonë çështjen e Serbisë dhe të fokusohet në zhvillimin ekonomik, në rritjen e mirëqenies sociale të qytetarëve, në krijimin e vendeve të reja të punës dhe të mos humbim kohë ne tash e tri dekada, vetëm me Serbinë, Serbinë.

Pompeu me tha duhet me heq taksen kundër Serbisë.

...........................

Pasi e lutë ti si dikur kur e lutë BE për maj vu kush Kosovës për liberalizim kush demarkacion me Malin e Zi, e bat demarkacioni po ku mbeti ku është liberalizimi i Kosovës në bisht të magarit të Edi Rimës ndoshta .!

Kush ju ndali juve qe 20 vite me krijua vende punës e me zhvilluar Kosovën o renagat o kriminel e rrenacak sa ta vjedhni e plaçkitni ju Kosovën e ta vrisni e shtypni çdo atdhetar gjithmonë Kosova do jetë e mjerë dhe e lig, po ju pikërisht me ndihmën e Serbisë dhe miqve të saj keni ardhë në pushtet dhe pikërisht me Serbinë po e mbani pushtetin bashkë dhe po tentoni ta ndani Kosovën e prapambetur e izoluar dhe shtet karikatur që ju e bat të tillë edhe ta ndani tani me kumart e juaj Serb.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat