Blerta Deliu lajmërohet nga Brukseli, konfirmon përkrahjen e deputetëve europian për liberalizimin e vizave

Aktuale

Blerta Deliu lajmërohet nga Brukseli, konfirmon përkrahjen e deputetëve europian për liberalizimin e vizave

Më: 27 nëntor 2018 Në ora: 12:26
Deputetja e PDK-së, Blerta Deliu

Deputetja e PDK-së, Blerta Deliu po qëndron në Bruksel ku po mbahet takimi i nivelit të lartë për Ballkanin Përëndimor.

Deliu ka thënë se edhe deputetët e Parlamentit Evropian kanë bërë thirrje për liberalizimin e vizave pas përmbushjes së kritereve nga ana e institucioneve kosovare.

“Në takimin e nivelit të lartë për Ballkanin Perëndimor që po mbahet në Bruksel, kërkuam që pas përmbushjes së kritereve për liberalizim Kosova të trajtohet sikur shtetet e tjera të Rajonit.

Të njejtën gjë e konfirmuan edhe deputet të Parlamentit Evropian të cilët në adresimin e tyre bënë thirrje që vendet anëtare të përdorin të njëjtat standarde për Kosovën siç kanë qenë vitet e fundit për shtete të tjera, në të kundërten do të vihet në pikëpyetje kredibiliteti i BE-së” shkruan Deliu në Facebook.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat