Ky është projekti i ri më strategjik kombëtar, Kosovë-Shqipëri

Aktuale

Ky është projekti i ri më strategjik kombëtar, Kosovë-Shqipëri

Nga: N.SH Më: 27 nëntor 2018 Në ora: 12:51
Foto ilustrim

Ish-deputeti i Kosovës, Muhamet Mustafa, profesori i ekonomisë e ka vlerësuar hekurudhën Milot-Prizren si projektin më strategjik kombëtar.

Mustafa ka folur për bashkëpunimin tregtar midis Kosovës dhe Shqipërisë, për importet dhe eksportet në mes të dy shteteve shqiptare.

Mustafa thotë se, autostrada e kombit e bëri ndryshimin epokal por kjo duhet të kompletohet edhe me hekurudhën Milot-Prizren.

“Ky duhet të jetë investim i përbashkët dhe Kosova duhet te merr pak më shumë barrë se sa do ti takonte me kilometra ne territorin e saj, pasiqë ky projekt , në një trasë te re gadi në terësi është nga Miloti deri në Morinë dhe pastaj një 20 kilometra deri në Prizren nga aty. Ky në këtë moment është projekti më strategjik kombëtar me efekte shumë të mëdha popullsive. Ai rritë aftësinë konkurruese te dy ekonomive dhe ulë varësinë nga te tjerët. Hezitimi dhe vonesa e tij do të thotë shumë oportunitete te humbura”, shkruan Mustafa në facebook, transmeton gazeta “Bota sot”.

Ja shkrimi i plotë i Muhamet Mustafës:

HEKURUDHA MILOT- PRIZREN PROJEKTI ME STRATEGJIK KOMBËTAR

Bashkëpunimi tregtar midis Shqipërisë dhe Kosovës ka shënuar një rritje te vazhdueshme . Eksportet e Kosovës në Shqipëri janë rritur nga 5.7 milion në vitin 2005 në rreth 60 milion Euro në vitin 2017. Në të njëjtën periudhë importet nga Shqipëria janë rritur nga 18 milion në 151milion Euro Në vitin 2017 shënohet rritja më e madhe e këmbimit gjatë dhjetë vjetëve të fundit , në të dy anët. Importet nga Shqipëria janë rritur 31%, kurse eksportet e Kosovës në Shqipëri 43 % ( nga 42 milion ne rreth 60 milion). Megjithatë edhe përkundër këtyre trendve një vëllim tregtar i gjithmbarshëm prej rreth 210 milion eurosh ende mbetet në permasa modeste dhe prapa nevojave e sidmos mundësive. Lobet e improtit ende gjejnë mënyra që të krijojnë pengesa për rritjen e vëllimit të këmbimit tregtar midis dy vendeve . Permasat ende modeste të këmbimit tregtar midis dy vendve shiohen edhe nga struktura mallrave që tregtohen. Aty ka hapësirë për shumë më shumë mallra konsumi – ushqimore dhe te tjera . Ne momenetet kur po i shkruaj këta rreshta po mbahet takimi i pestë midis dy qeverive . Pritjet për rezultatet nga takimet e kaluara kanë qenë shumë më të mëdha. Mbledhja e sotme ishte konkrete për heqjen e gjithë barierave tarifore e jo tarifore ( dokumenatcioneve e barierave burokratike) ne vitin qe vie. Te dy vendet duhet te punojnë që te zbatohet unioni doganor midis tyre, te idnetifikojnë projektet me ineters nacional që sforcojnë natyrën komplemnetare te burimeve në energji, bujqësi, turizëm e të ngjashme. Autostrada kombit bëri ndryshimin epokal në krijimin mundësive. Kjo duhet te kompletohet edhe me hekurudhen Milot- Prizren. Ky duhet të jetë investim i përbashkët dhe Kosova duhet te merr pak më shumë barrë se sa do ti takonte me kilometra ne territorin e saj, pasiqë ky projekt , në një trasë te re gadi në terësi është nga Miloti deri në Morinë dhe pastaj nje 20 kilometra deri në Prizren nga aty. Ky në këtë moment është projekti më strategjik kombëtar me efekte shumë të mëdha propulsive. Ai rritë aftësinë konkurruese te dy ekonomive dhe ulë varësinë nga te tjerët.Hezitimi dhe vonesa e tij do të thotë shumë oportunitete te humbura.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat