Limaj: Kosovës sot iu kthye heroi i Kombit Ilir Konushevci

Aktuale

Limaj: Kosovës sot iu kthye heroi i Kombit Ilir Konushevci

Më: 27 nëntor 2018 Në ora: 13:45
Fatmir Limaj

Rivarrimi i strategut të madh, Ilir Konushevci tregon sa e vështire ka qenë lufta për liri.

Zëvendëskryeministri i Kosovës, Fatmir Limaj, ka thënë se Kosovës sot iu kthye heroi i Kombit, strategu i madh dhe një nga themeluesit e Ushtrisë Çlirimtarë të Kosovës, Ilir Konushevci.

Ai ka thënë se bashkë më të sot të rivarroset edhe dëshmori i Kombit, Hazir Malaj.

Limaj ka thënë se në prag të Festave të 28 Nëntorit, Ilir Konushevci do të rivarroset në mesin e dëshmorëve dhe bashkëluftëtareve të tij në Prishtinë.

“Rivarrimi i dëshmoreve të Kombit Ilir Konushevci dhe Hazir Malaj na kujton edhe njëherë sa e vështire ka qenë lufta për lirinë e popullit të Kosovës”, ka shkruar ndër të tjera Limaj.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat