Ilir Konushevci dhe Hazir Mala ishin figurat kyçe të UÇK-së

Aktuale

Ilir Konushevci dhe Hazir Mala ishin figurat kyçe të UÇK-së

Më: 27 nëntor 2018 Në ora: 14:12
Ramush Haradinaj

(E plotësuar) - Atdhetarë e veprimtarë të devotshëm, figura kyçe të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

Kështu janë vlerësuar heroi i Kombit gjeneral-major Ilir Konushevci dhe dëshmori i Kombit Hazir Malaj, me rastin e rivarrimit të tyre në Kosovë.

Në akademinë përkujtimore të organizuar nën patronatin e kryeministrit të Kosovës, Ramush Haradinaj, u tha se Ilir dhe Haziri  janë të pavdekshëm dhe se më në fund po përfundohet një borxh që atdhetu e ka pasur ndaj tyre. .

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, ka thënë se dëshmorët e kombit po kthehen në Prishtinë, në vendin edhe ku janë nisur për lirinë e atdheut.

Haradinaj tha se sot mund të ndjehen më të lehtësuar, pasi sipas tij e kanë kryer një borxh që e kanë pasur për ata që dhanë gjithçka për lirinë e popullit.

Haradinaj: Forcimi i lirisë bëhet duke forcuar shtetin dhe institucionet

“Dëshira ime është që porositë më të mira të veprës së Ilirit e të Hazirit të jetojnë ndër breza, të jetojnë me fëmijët, me ata që kanë me u rrit në Kosovën e lirë. Njëkohësisht që të gjithë ne të tjerët të punojmë së bashku që të jemi të bashkuar, për shkak se ashtu siç ishte vështirë me ardhë deri te liria po ashtu është vështirë me e ruajt lirinë. Forcimi i lirisë bëhet duke e forcuar krejt ato shtylla të jetës sonë, ato shtylla kanë një emër janë institucionet, është shteti, është ushtria që mbron vendin dhe kuptohet jemi të gjithë ne të tjerët që e duam atdheun. Sado pak sot kemi të drejtë pas këtij veprimi që atdheu ia ka borxh Ilirit, kombi ia ka borxh Ilirit e Hazirit”, tha Haradinaj.

Sabit Brokaj, ish ministër i mbrojtjes ka folur në emër të institucioneve të Shqipërisë, po që njëkohësisht ka treguar se me dëshmorin Hazir Mala ka qenë mik dhe që ka shumë kujtime me të.

Ai ka thënë se Hazir Mala ka qenë një nga kanalet kryesore të furnizimit me armatim dhe mjete të tjera  të UÇK-së.

Brokaj: Shtëpija e Hazirit në Tropojë ishte bazë e UÇK-së

“Shtëpia e Hazirit në Tropojë ishte bazë e U}K-së, aty kanë qenë drejtues të lavdishëm të UÇK-së, Ardian dhe Mujë Krasniqi, vëllezërit Haradinaj, Luani dhe Ramushi, dhe mjaft të tjerë. Me këtë ceremoni ne nderojmë veten tonë, ne nderojmë historinë tonë, ne me ceremoni të tilla të edukosh popullin, të freskosh kujtesën e tij për akte të tilla të lavdishme. Unë do të thosha është detyrë dhe nevojë për një komb”, tha Brokaj.

Në këtë akademi ka marr pjesë edhe pjesëtarë të familjes së komandnatit legjendar Adem Jashari ku i vëllai i tij  rifat Jashari, tha se familjarët e dëshmorëve duhet të jenë të fortë, pasi sipas tij vepra e tyre do të ekzistojë bashkë me popullin shqiptar.

Jashari: Vepra e tyre, puna e tyre, pushka e tyre nuk do të ndalet kurrë

“Të gjitha ato familje të dëshmorëve që patën fatin me ia fal lirisë dhe pavarësisë së Kosovës, duhet të jenë më të fortë sot se kurrë tani. Vepra e tyre, puna e tyre, pushka e tyre nuk do të ndalet kurrë sa të ekzistojë dembabadem popullin shqiptar”, tha Rifat Jashari.

Në emër të bashkëluftëtareve ka folur ish komandanti i Zoëns Operative të Llapit Rrustem Mustafa, i cili ka thënë se shikuar në aspektin historik në fund të shekullit XX ngjarja më e rëndësishme për shqiptarë ka qenë lufta çlirimtare.

Ai tha se lufta e popullit shqiptar nën udhëheqjen e UÇK-së është një kurorëzim shekullor i përpjekjeve të popullit të Kosovës për liri në trojet e veta. Sipas tij, lufta i dha fund maltretimeve, dhunimeve, burgosjeve, vrasjeve, i dha fund gjenocidit mbi popullin shqiptar në Kosovë dhe prezencës së forcave policore e ushtarake serbe.

Mustafa: Ilir Konushevci një atdhetar i devotshëm

“Në mesin e shumë luftëtarëve të kësaj lufte mbarë kombëtare, gjeneral Ilir Konushevci, hero i Kosovës, është një personalitet me epitete të larta, është një atdhetar i devotshëm, anëtar dhe organizator në radhët e gueriles së UÇK-së, i cili me kyçjen e tij në radhët e saj solli freski dhe angazhim maksimal. Veprimtaria e tij në shkallë vendi, bashkëpunimi dhe organizimi me personalitetet ma të njohura ushtarake të asaj kohe tregon vlerat, rolin dhe rendësin e tije në radhët e UÇK-së. Ai është sinonim dhe personifikim i pikëpamjeve dhe aspiratave shekullore të shqiptarëve, është organizator dhe pjesëmarrës i shumë të mirave në ter territorin e Kosovës. Gjeneral Ilir Konushefci, në hierarkinë ushtarake është një ndër figurat qendrore dhe identifikuese të UÇK-së dhe mbarë luftës së saj, është ndër themeluesit e vijave për furnizime me armatim në nivel të UÇK, njëherit ka qenë një ndër figura më milita nte e asaj kohe”, tha Mustafa.

Kurse, për dëshmorin Hazir Mala, ka thënë se ka qenë një sinonim i luftës kombëtare, sinonim i shumë burrave e grave që nga Shqipëri u radhitën në frontin e luftës çlirimtare dhe UÇK-së.

Ai tha se tashmë gjenerali Ilir Konushevci dhe dëshmori Hazir Mala pushojnë në tokën e Kosovës dhe mes bashkëluftëtarëve të tyre.

Ndërkaq, në emër të familjarëve ka folur Besim Mala,  i cili ka thënë se 20 vite më parë Ilirit dhe Hazirit iu ndërpre ëndrra për të parë Kosovën të lirë.

Mala: Kjo ditë është shumë emocionuese për ne

“Kjo ditë është shumë emocionuese për ne, familjet e Ilirit dhe të Hazirit. 20 vite më parë ata ranë dëshmorë në rrugën e lirisë, dora vrastare u këputi në mes ëndrrën për të parë Kosovën të lirë, për ta parë Prishtinën kështu siç është sot, kryeqytet i bukur dhe vend i lirë në mes të Evropës. Mëngjesin e trishtë  të 9 majit 19998 krah për krah të dy shkuan drejt pavdekësisë me mesazhin ‘Kosovë Shqipëri jemi të gjallë kur të jemi një’”, tha ai.

Kryeministri Ramush Haradinaj ka ndarë dekoratat “Gjergj Kastriot Skënderbeu” për të dy familjet. Ndërkaq, më pastaj me ceremoni shtetërorë janë rivarrosur në varrezat e dëshmorëve në Velani.

Haradinaj në akademinë për Konushevcin dhe Malajn: Po kryhet detyra e atdheut për dëshmorët

Është mbajtur akademia përkujtimore për Heroin e Kombit, gjeneral-major Ilir Konushevci dhe Dëshmorin e Kombit, Hazir Malaj.

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, nën patronatin e të cilit është mbajtur kjo akademi tha se më në fund po kryhet një detyrë e atdheut për dy dëshmorët.

"Sot është një ditë e ndjeshme për atdheun tonë, sepse u deshëm 20 vite që edhe një herë të bashkohemi dhe të kujtojmë rrugën tonë deri në liri. Detyrat e pakryera ndaj atyre që sakrifikuan për liri. Këtu në Prishtinë rikthehet tek vendi ku u nis për lirinë e atdheut, ku e nisi jo vetëm idenë e luftës dhe lirisë. Nuk e di dikush që e ka njohur Ilirin dhe që nuk e kujton si një djalë të formuar, një person i lehtë për të punuar. Ishte prej atyre që kishte me të dëgjuar me orë të tëra. Porositë më të mira të veprës së Ilir dhe të Hazirit të jetojnë me fëmijët, me të rinjtë. Forcimi i lirisë bëhet duke forcuar të gjitha ato shtylla të lirisë. Sado pak sot kemi të drejtë pas këtij veprimi që atdheu ia ka borxh Ilirit dhe Hazirit, sot mund të ndjehemi të lehtësuar", tha i pari i ekzekutivit, përcjell KosovaPress.

Vëllai i komandantit Adem Jashari, Rifat Jashari, ka thënë se të gjitha familjet e dëshmorëve duhet të ndjehen krenarë që dhanë familjarë për lirinë e Kosovës.

"Ju përshëndes të gjithëve, të gjitha familjeve të dëshmorëve që i dhanë Kosovës. Pushka e tyre nuk do të ndalet kurrë", u shpreh ai.

Në emër të bashkëluftëtarëve ka folur Rrustem Mustafa, i cili ka thënë se Ilir Konushevci ishte një atdhetar i devotshëm.

"Shikuar në aspektin historik ngjarja më e rëndësishme për shqiptarët ka qënë lufta e popullit. Lufta e UÇK-së hapi mundësinë e zgjedhjes së statusit politik dhe juridik të Kosovës. Në mesin e shumë luftëtarëve të kësaj lufte gjeneral Ilir Konushevci është një atdhetar i devotshëm. Ai është emër dhe personifikim i pikëpamjeve i shumë të mirave në kohën që po ndodhnin. Ai në hierarkinë ushtarake është ndër figurat më të rëndësishme. Hazir Mala është personifikim i shumë personave që u radhitën në frontin e luftës së UÇK-së", tha ai.

Kurse Besim Malaj foli në emër të familjarëve duke thënë se kjo ditë është shumë emocionuese për ta. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat