Haradinaj nuk flet për dorëheqjet e kryetarëve të komunave serbe

Aktuale

Haradinaj nuk flet për dorëheqjet e kryetarëve të komunave serbe

Më: 27 nëntor 2018 Në ora: 14:32
Ramush Haradinaj

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, nuk ka komentuar dorëheqjen e sotme të kryetarëve të komunave serbe.

Pas akademisë përkujtimore, i pyetur nga mediat, ai ka thënë se për këtë çështje do të prononcohet nesër, pasi sot ka detyra të tjera.

Kryetarët e katër komunave serbe sot dhanë dorëheqje, duke thënë se ndërpresin çdo komunikim me Prishtinën zyrtare, pas vendosjes së taksës 100 për qind ndaj mallrave të Serbisë dhe Bosnjë e Hercegovinës. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat