Deputetja më e votuar e Kuvendit të Kosovës nga radhët e LDK-së, Vjosa Osmani përmes një postimi në facebook është deklaruar pas takimit të Thaçit me Sekretarin Amerikan të Shtetit, Mike Pompeu.
Osmani ka paraqitur tri thekse të deklaratës së Departamentin të shtetit.
Aty thuhet se SHBA përkrahe marrëveshjet me Serbinë mirëpo që të jetë e pranueshme për popullin e Kosovës.
Më poshtë mund të lexoni statusin e plotë:
Tri thekse të rëndësishme të deklaratës së Departamentit të Shtetit pas takimit Pompeo-Thaçi:
1. “SHBA rikonfirmon mbështetjen për sovranitetin e Kosovës”.
(që nënkupton mbeshtetje per sovranitetin në gjithë territorin e Kosovës në kufijtë në të cilët SHBA e ka njohur Kosovën).
2. “SHBA kërkon marrëveshje me Serbinë që është e implementueshme”. (që nënkupton se marrëveshja duhet të jetë e pranueshme për popullin e Kosovës dhe për Parlamentin e Kosovës, sepse përndryshe ska si implementohet)
3. “SHBA kërkon marreveshje me Serbinë që e rritë stabilitetin rajonal”.
(përderisa me planin ruso-serb për ndryshim kufijsh arrihet pikërisht e kundërta, pra destabilizimi i rajonit e më gjerë).