PSD: Marrëveshjet me Shqipërinë - një hap drejt unifikimit të tregjeve

Aktuale

PSD: Marrëveshjet me Shqipërinë - një hap drejt unifikimit të tregjeve

Më: 27 nëntor 2018 Në ora: 15:13
Visar Ymeri

Partia Socialdemokrate ka përshëndetur arritjen e marrëveshjeve ndërmjet Qeverisë së Kosovës dhe asaj të Shqipërisë, si dhe ka kërkuar jetësimin e tyre.

Nënkryetari i kësaj partie, Visar Ymeri ka thënë se me marrëveshjen për unionin doganor do të ketë bashkim doganor për heqjen e barrierave tarifore dhe jo tarifore , ndonëse sipas tij, ky është vetëm një hap prej atyre të domosdoshmeve, ngase duhet të hiqen edhe pengesat e tjera.

Ymeri ka thënë se tregu i përbashkët do t’i përmbushte nevojat e dy vendeve dhe do të behej konkurrent me tregjet e huaja.                  

Ymeri: Ky është një hap drejt unifikimit të tregjeve

“Për sa i përket marrëveshjes për unionin doganor dhe atë për heqjen e tarifave roaming, ne natyrisht se e përshëndesim dhe mendojmë që duhet sa më shpejt të filloj zbatimi I tyre, në mënyrë që qytetarët e Republikës së Kosovës dhe qytetarët e Republikës së Shqipërisë t’i gëzojnë të mirat që vijnë nga lehtësirat e komunikimit, të cilat I parashohin këto dy marrëveshje… Ky është një hap I mirë drejt asaj të domosdoshmes, mirëpo, është vetëm njëri prej hapave. E domosdoshmja është, që këto dy tregje të unifikohen plotësisht”, ka thënë Ymeri.

Për realizimin e këtyre marrëveshjeve, deputeti Ymeri ka thënë se do të ndërmarrin masa në Kuvend të Kosovës që këto marrëveshje të zbatohen.

Ymeri: Do të ndërmarrim për zbatimin e marrëveshjeve

“Është e vërtet se në secilën mbledhje të përbashkët, të dy qeverive ka pasur edhe memorandume edhe marrëveshje të ndryshme të nënshkruara, ku zbatimi I tyre në disa raste edhe ka qaluar. Konsiderojë që është shumë e rëndësishme, se jo vetëm që kemi insistuar që këto dy rezoluta dhe e treta që është shndërruar në marrëveshje mes dy qeverive, mirëpo ne do të ndërmarrim edhe masa në kuvend, në mënyrë që ta mbikëqyrim edhe zbatimin e tyre… Ne për këtë do të kërkojmë në kuvendin e  Kosovës dhe në komisionet ku jemi anëtarë, në mënyrë që t’i shpeshtojmë e t’i bëjmë të rregullta mbledhjet e përbashkëta të Komisioneve për ta monitoruar, përkujdesur dhe ta shohim jo vetëm zbatimin e secilës marrëveshje, por edhe përgatitjen e marrëveshjeve të reja që do të duhet të ishin pas rendes në mënyrë që integrimi ekonomik të thellohet mes Kosovës dhe Shqipërisë, e jo të mbetet në nivelin, t ë cilin është tash”, theksoi ai.

Deputeti Dardan Molliqaj ka folur për rezolutën e iniciuar nga PSD për heqjen e tarifave roaming, e cila sipas tij, pritet të bëhet funksionale gjatë vitit të ardhshëm.

Molliqaj ka thënë se mbetet me u shty përpara edhe një marrëveshje tjetër, jo më pak e rëndësishme se kjo për roamingun, që ka të bëjë me lirinë e lëvizjes në mes të qytetarëve të Kosovës dhe të Shqipërisë.

Molliqaj: këto marrëveshje janë të duhura dhe në kohën e duhur

“Këto rezoluta kanë qenë të duhura, por kanë qenë edhe në kohën e duhur. Por, ajo që kemi vendos si praktikë të re, si Grup parlamentar, është që të gjitha nismat tona, qofshin ato projektligje, rezoluta dhe debate, i kemi mbikëqyr dhe i kemi vazhduar me aktivitete shtesë. Unë besoj që jo rastësisht të dy rezolutat e PSD-së sot janë në marrëveshje mes qeverive”, theksoi Molliqaj.

Ndryshe, këto dy rezoluta dhe marrëveshje të tjera mes qeverisë së Kosovës dhe asaj të Shqipërisë, janë nënshkruar të hënën në mbledhjen e përbashkët, në Pejë

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat