A do të pushojnë institucionet e Kosovës për 28 nëntor? Ministria jep sqarimin

Aktuale

A do të pushojnë institucionet e Kosovës për 28 nëntor? Ministria jep sqarimin

Më: 27 nëntor 2018 Në ora: 15:36
Ilustrim

Dita e nesërme, shënon një datë historike për të gjithë shqiptarët anë e kënd botës.

28 nëntori, ose ndyshe siç njihet “Dita e Flamurit”, shënon datën e shpalljes së pavarësisë së Shqipërisë.

Mirëpo, a do ta kenë pushim institucionet publike të Kosovës në këtë ditë.

Ministria e Administratës Publike përmes një njoftimi për media ka bërë të ditur se të gjitha institcuonet e Kosovës nesër do të jenë në pushim.

“Bazuar në dispozitat e Ligjit nr. 03/L-064 për Festat Zyrtare të Republikës së Kosovës, ju njoftojmë se për të gjitha institucionet e Republikës së Kosovës, për nderë të festës së 28 Nëntorit do të jetë ditë pushimi”, thuhet në njoftimin e ministrisë.

Kujtojmë, se me anë të një vendimi kryeministri Ramush Haradinaj ka vendosur që duke u bazuar në ligjin për festa, 28 nëntori të jetë ditë pushimi për të gjitha institucionet shtetërore, duke përfshirë këtu edhe shkollat

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat