A ka strategji tjetër Kosova ndaj Serbisë?

Aktuale

A ka strategji tjetër Kosova ndaj Serbisë?

Nga: N.SH Më: 27 nëntor 2018 Në ora: 16:02
Kufiri Kosovë - Serbi

Njohësi i çështjeve politike dhe juridike në Kosovë, Blerim Burjani thotë se, taksa 100% e qeverisë së Kosovës e vendosur për produktet serbe dhe atyre të Bosnjës është sanksion ekonomik i natyrës tregtare.

Sipas tij, bojkoti i mallrave, ndalimi i tabelave serbe në Kosovë, janë etëm fillimi i një luftë ekonomike, duke aplikuar me qëllime të ndryshme të kahjes së udhëheqjes së politikave serbe ndaj Kosovës.

Image
Blerim Burjani

“Kosova më tutje nuk ka ndonjë platformë tjetër të kundërvënies ndaj Serbisë, dhe nuk ka as ndonjë strategji përderisa orientimi i tregtarëve të Kosovës është, le të gjinden ku të munden", pohon ai.

Burjani për gazetën “Bota sot”, thekson se Kosova nuk ka ndonjë analizë qeveritare se çka duhet bërë më tutje.

“Tash do të varet prej rrethanave. E rrethanat do të determinojnë edhe masat tjera. Kosova sidoqoftë ka pak mundësi tjera të ndërmarr në vend të masave. Më mirë është të mendohet për dialog”, thekson Burjani.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat