Kocijancic reagon pas dorëheqjes së kryetarëve të komunave në Mitrovicë: Hiqeni taksën - Bota Sot
Kocijancic reagon pas dorëheqjes së kryetarëve të komunave në Mitrovicë: Hiqeni taksën

Aktuale

Kocijancic reagon pas dorëheqjes së kryetarëve të komunave në Mitrovicë: Hiqeni taksën

Më: 27 nëntor 2018 Në ora: 16:08
Maja Kocijancic

Zëdhënësja se Bashkimi Evropian, Maja Kocijancic, ka reaguar pas dorëheqjes së katër kryetarëve të komunave serbe në veri të Republikës së Kosovës, duke bërë thirrje edhe një herë që taksa e vendosur për mallrat serbe të largohet menjëherë.

Ajo ka thënë se BE-ja është në dijeni të këtyre dorëheqjeve.

Kocijancic ka thënë se BE-ja ka qenë shumë e qartë për taksën prej 100 për qind për produktet serbe, që një vendim i tillë përbën shkelje të CEFTA-së dhe Marrëveshjes së Stabilizimit të Asociimit ndërmjet BE-së dhe Kosovës.

"Autoritetet e Kosovës duhet të tërheqin këto masa. Të ndalohen deklarimet provokative të cilat nuk kontribuojnë në dialogun për normalizimin e raporteve”, ka thënë Kocijancic.

Ajo theksoi se të gjitha ankesat që palët kanë, duhet t’i zgjidhin përmes një dialogu që BE do të vazhdojë të lehtësojë.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...