Limaj uron qytetarët në ‘Ditën e Forcës, thotë se shpejt vendi bëhet me ushtri

Aktuale

Limaj uron qytetarët në ‘Ditën e Forcës, thotë se shpejt vendi bëhet me ushtri

Më: 27 nëntor 2018 Në ora: 16:18
Fatmir Limaj

Zëvendëskryeministri i Kosovës, Fatmir Limaj, ka uruar qytetarët për ‘Ditën e Forcës’.

Ai ka thënë se FSK, falë angazhimit e profesionalizmit të saj, mbetet ndër institucionet me besimin më të madh të qytetarëve.

Sipas tij, FSK tashmë ka hyrë në fazën e transformimit në Ushtrinë e Kosovës dhe shumë shpejt Kosova do ta ketë ushtrinë e saj.

“Forca e Sigurisë së Kosovës do të ofrojë siguri për të gjithë qytetarët, pa dallim etnie, dhe do t’i kontribuojë paqes e sigurisë në rajon”, ka shkruar ndër të tjera Limaj.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat