Ilir Deda: Me urdhër të Vuçiqit dhanë dorëheqje katër kryetarët serb

Aktuale

Ilir Deda: Me urdhër të Vuçiqit dhanë dorëheqje katër kryetarët serb

Nga: N.SH Më: 27 nëntor 2018 Në ora: 16:36
Ilir Deda

Deputeti i Alternativës në Kuvendin e Kosovës, Ilir Deda e ka komentuar dorëheqjen e katër kryetarëve serb të komunave të Kosovës.

Deda thotë se ata dhanë dorëheqje me urdhër të presidentit serb, Aleksandër Vuçiq, veprim të cilin e quan të njëanshëm.

“Sot shihet qartë brishtësia dhe kthyeshmëria e marrëveshjeve “historike” në Bruksel, duke hyrë në finalen e përpjekjeve për ndarjen e Kosovës, me përshkallëzim të gjendjes politike e të sigurisë në pjesën veriore të shtetit”, shkruan Deda në facebook, transmeton gazeta “Bota sot”.

Sipas tij, sot Kosovës i duhet një mençuri e maturi si dhe bashkërendim të veprimeve.

Ai thotë se Qeveria e Kosovës duhet të konkretizojë dhe të sqarojë se taksa ndaj produkteve serbe nuk do të hiqet derisa Serbia ti kthehet normalizimit të marrëdhënieve.

Ja shkrimi i Ilir Dedës:

Dorëheqja e kryetarëve të komunave në pjesën veriore të vendit, e bërë me urdhër të Vuçiqit, është veprim i njëanshëm i prishjes së marrëveshjeve të Brukselit nga ana e Serbisë.

Sot shihet qartë brishtësia dhe kthyeshmëria e marrëveshjeve “historike” në Bruksel, duke hyrë në finalen e përpjekjeve për ndarjen e Kosovës, me përshkallëzim të gjendjes politike e të sigurisë në pjesën veriore të shtetit.

Nuk guxojmë të biejmë në kurthë të tjerëve. Sot na duhet mençuri, maturi, bashkërendim të veprimeve dhe konsensus - i cili edhe ashtu është mëse i vonshëm.

Qeveria e Kosovës, po e përsëris, duhet të konkretizojë dhe sqarojë që taksa prej 100% ndaj produkve të prodhuara në Serbi do të hiqet kur Serbia t’i kthehet “normalizimit të marrëdhënieve” duke:

1. E ndalë në mënyrë të verifikueshme fushatën ndërkombëtare kundër Kosovës;

2. Në mënyrë të plotë e zbaton marrëveshjen për energji; marrëvshjen për IBM; marrëvshjen për kadastër e regjistër civil, si dhe marrëvshjen për diploma universitare.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat