Armend Zemaj: Ju vrau dora e tradhtisë

Aktuale

Armend Zemaj: Ju vrau dora e tradhtisë

Nga: N.H Më: 27 nëntor 2018 Në ora: 16:41
Deputetët e LDK-së

Me ceremoni të lartë shtetërore është bërë rivarrimi i dëshmorëve Ilir Konushevci dhe Hazir Malaj në varrezat e dëshmorëve në Velani.

Për kthimin e eshtrave të dy heronjve të cilët janë rivarrosur 20 vjet pas vrasjes së tyre, ka folur edhe deputeti i opozitës.

Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Armend Zemaj, përmes një postimi në Facebook, ka deklaruar se Konushevcin dhe Malajn e vrau dora e tradhtisë.

Sipas tij, të dy heronjve të Kosovës ju ndalen rrugët e nisura për liri e pavarësi, “ata që urdhëruan vrasjen tuaj kishin interes paranë dhe pushtetin”, ka derklaruar ndër tjerash ai.

Ja shkrimi i tij i plotë:

Ju vrau dora e tradhtisë, ju ndalen rrugën e nisur për liri e pavarësi, ata që urdhëruan vrasjen tuaj kishin interes paranë dhe pushtetin... sot Kosova ju mirëpret në token tuaj, kombi ju nderon gjithmonë. Lavdi Ilir Konushevcit dhe Hazir Malajt.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat