Diskutohet mbi rritjen e bashkëpunimit Kosovë-Kroaci

Aktuale

Diskutohet mbi rritjen e bashkëpunimit Kosovë-Kroaci

Më: 27 nëntor 2018 Në ora: 16:56
Pamje nga takimi

Zëvendëskryeministri i parë dhe ministri i Punëve të Jashtme i Kosovës, Behgjet Pacolli, ka pritur në një takim kryetarin e Komisionit për Çështje Evropiane të Parlamentit të Kroacisë Domagoj Ivan Milosheviq, me të cilin ka biseduar për rritjen e bashkëpunimit dy-palësh dhe shumë-palësh.

Të dyja palët kanë vlerësuar nivelin e deritanishëm të bashkëpunimit në mes dy shteteve në nivelin dy-palësh dhe shumë-palësh, ndërkohë që është shprehur përkushtim dhe vullnet reciprok për zgjerim dhe thellimin e këtij bashkëpunimi edhe në të ardhmen në të gjitha fushat e interesit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat