Ministri Shala apelon për konsumim të produkteve vendore

Aktuale

Ministri Shala apelon për konsumim të produkteve vendore

Më: 27 nëntor 2018 Në ora: 17:03
Endrit Shala

Ministri i Tregtisë dhe Industrisë, Endrit Shala, ka bërë thirrje që të konsumohen prodhimet vendore sa më shumë, në hapjen zyrtare të “Javët e Biznesit Kosovar 2018”.

Shala ka thënë se Kosova mund të zhvillohet edhe pa produkte të Serbisë, dhe ka dhënë garancë për bizneset vendore se do t’i mbështes në çdo kohë.

“Dëshiroj të përgëzoj  z.Shahini  si organizator kryesor të “Javëve të biznesit kosovar 2018” e vlerësoi lartë organizimin dhe punën e madhe të AKB-së në ngritjen e vetëdijes së qytetarëve për konsumim të prodhimeve vendore për mbështetjen e bizneseve dhe prodhimit në përgjithësi. Ky projekt tradicional i cili këtë vit është organizuar në kuadër të “Ditëve të Biznesit të Vogël”, projekt ky i MTI-së i cili implementimet nga KIESA, e që ka për qëllim të informoj bizneset për politikat zhvillimore qeveritare dhe njëherit të sensibilizojë qytetarët e Kosovës të konsumojnë prodhime vendore”, ka thënë ministri Shala.

Ministri ka thënë se që nga marrja e mandatit e ka vendosur prioritet përkrahjen e prodhuesve vendor.

“Pra, që në fillimi te mandatit kam cekur se prioritetet e MTI-së, do jenë përkrahja e vazhdueshme e prodhuesve vendor dhe joshja e investitorëve të huaj, mbrojtja e konsumatorit,  ngritja e cilësisë se produkteve vendore, zhvillimin e turizmit”, ka thënë Shala.

Shala ka thënë se nuk do të lejoj më shitjen e produkteve që si referohen Kosovës si shtet.

“Të shfrytëzojmë rastin që kompanitë tona ta përcjellin këtë aktivitet dhe prodhimi jonë të jetë i mundshëm edhe për eksport. Dua t’i garantojë prodhuesit vendor dhe qytetarët e Kosovës, se nuk do lejoj që në Kosovë të futet produkt që shkruan “Kosovo Metohija”.  Konsumoni sa më shumë prodhime vendore”, ka thënë ministri Shala. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat